Thenie

Jeta është si një rrugë pa kthim

10 thënie nga William Faulkner 

William Faulkner (1897-1962) ishte një shkrimtar i rrëfimtarisë dhe poezisë amerikane. Është konsideruar unik dhe ndoshta modernist i dekadës 1930 dhe falë thellësisë dhe pasurisë leksikore të prozës së tij njihet si narratori i narratorëve. Romani i parë “Paga e ushtarëve” u publikua në 1926. Më pas gjatë një udhëtimi në Europë do të njihej me James Joyce-n për të cilin ndjente admirim. “The Sound and the Fury” në 1929 do të shënonte një para dhe një pas në letërsi. Qysh atëherë është konsideruar një mjeshtër i rrëfimit. Fitoi çmimin Nobel për letërsinë në 1949 dhe dy çmime Pulitzer, një në 1955 dhe tjetrin pas vdekjes në 1963 për veprat; “Përralla” dhe “The Reivers” respektivisht. Me një gjuhë dominuese dhe teknike Faulkner do të lindte vepra të tilla emocionuese si “Sartoris”, “Absalon, absalon!” ose  “Dritë gushti”. Ja disa nga thëniet e tij.

“Gjithmonë ëndërro dhe syno më lart nga sa di se mund të arrish”

“Dituria supreme është të kesh ëndrra mjaft të mëdha për të mos i humbur nga sytë, derisa të realizohen”

 “Disa njerëz janë të dashur vetëm sepse nuk guxojnë të jenë ndryshe”

 “Ata që munden veprojnë, ata që nuk munden dhe vuajnë për këtë, shkruajnë” 

“Më e trishtueshme është kur e vetmja gjë që mund të bësh përgjatë 8 orëve të ditës është të punosh”

“Jeta është një rrugë pa kthim” 

“Nuk më interesojnë idetë, vetëm njerëzit”

“Për të qënë i madh nevojitet një 99% talent, 99% disiplinë dhe 99% punë”

 “Një shkrimtar është në thelb i paaftë të thotë të vërtetën; prandaj e quajmë trillim atë që shkruan”

“Mund të keni besim tek njerëzit e këqij; nuk ndryshojnë kurrë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button