Shkence

Jeta njerëzore nuk mund të zgjasë më shumë. E kemi arritur maksimumin e jetëgjatësisë…

screen-shot-2016-10-12-at-07-34-32

Zhvillimet në mjekësi po i shtrijnë pritshmëritë e jetës mesatare, por jo kohëzgjatjen e ekzistencës, majat e të cilës janë arritur në të kaluarën. Sipas një studimi të publikuar në “Nature” filli elastik i jetës është shtrirë në maksimum dhe nuk mund ta zgjatësh më shumë ekzistencën përtej limiteve të deritanishme. Analizat statistikore të kërkuesve të “Albert Einstein College of Medicine” të New York-ut  bëjnë dallimin mes pritshmërive të jetës me kohëzgjatjen.

Maja është arritur. Progreset në mjeksi, në ushqim dhe në kujdesin ndaj personave që nga vitet 900 kanë sjellë një rritje të jetës mesatare, por kjo parabolë në rritje e ka arritur tanimë kulmin në vitet 90.

Progrese të vazhdueshme. Gjenetisti Jan Vijg së bashku me kolegët e “an Mortality Database”, që përfshin vlerat anagrafike të jetëgjatësisë në 40 vende tregoi se të moshuarit e këtyre vendeve që nga 1900 kanë një vdekshmëri të ulët në moshë të vonë, pra rritet numri i personave që e tejkalon moshën 70 vjeç.

Deri në një pikë. Kur kërkuesit analizuan progreset e mbijetesës për moshat mbi 100 vjeç u vu re se përmirësimet në shtrirjen maksimale arrinin një kulm përreth moshës 100 vjeç dhe më pas zvogëloheshin pavarsisht datës së lindjes.

Në majë. Shkencëtarët studiuan vitin maksimal të vdekjes nga të dhënat e “International Database on Longevity”. U përqendruan mbi persona që i kishin kaluar 110 vite në katër vende me numrin më të madh të njerëzve më jetëgjatë (USA, Franca, Japonia, Britania e Madhe) dhe u vu re se mosha e vdekjes e këtyre individëve është rritur shumë nga vitet 70 dhe fillimet e viteve 90 dhe ka arritur një gjendje stabile në vitet 1995. Nuk është rastësi që në vitin 1997 vdiq francezja Jeanne Calment, personi më jetëgjatë që ka egzistuar ndonjëherë.

Pritshmëritë. Nga të dhënat shkencëtarët caktuan si mesatare të jetëgjatësisë moshën 115 vjeç që do të thotë se njëqindvjeçarët e rekordeve mbijetojnë deri në këtë moshë (mosha e Calment është një përjashtim). Kufiri absolut i jetëgjatësisë njerëzore është 125 vjeç. Kurrë nuk i dihet, por probabiliteti që një person të arrijë moshën 126 vjeç është 1:10.000

Nga sa në si. Progreset në trajtimin e sëmundjeve kronike do të vazhdojnë dhe do të përmirësojnë jetëgjatësinë. Meqë përtej kufirit nuk mund të shkojmë, ndoshta do të ishte më mirë të shfrytëzonim burimet për zgjatjen e jetës deri në moshën 100 vjeç dhe përmirësim të këtyre viteve të fundit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button