Thenie

“Ji i sjellshëm. Kushdo është duke luftuar me një betejë të vështirë”. Disa thënie të mëdha nga njerëz të mëdhenj…

”Ji i sjellshëm sa herë të jetë e mundur. Është gjithmonë e mundur”. – Dalai Lama

“Puno fort, ji i sjellshëm dhe gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conor O’ Brien

“Ji i sjellshëm. Kushdo është duke luftuar me një betejë të vështirë”. – Philo

“Shumica e komedive është e bazuar në faktin se i bën disa veta të qeshin duke lënduar dikë tjetër. Kjo gjë më duket ofenduese në një mënyrë shumë të rëndë. Unë dua të jem një shembull se mund të jesh komedian dhe t’i bësh njerëzit të qeshin pa i lënduar ndjenjat e dikujt tjetër”. – Ellen Degeneres

“Ji i sjellshëm, mos gjyko dhe respektoji të tjerët. Nëse këto i bëjnë të gjithë, bota do të ishte një vend më i mirë. Gjëja kryesore është që t’ia mësojmë këtë gjë brezit të ri”. – Jasmine Guinness

“Zgjidh të jesh i sjellshëm. Zgjidh të falësh. Lëre dashurinë tënde të rritet dhe të shndrijë, në mënyrë që njerëzit të të shohin dhe të falenderojnë Zotin që të kanë njohur”. – Victoria Ousteen

“Kur e ndihmon dikë në telashe, ti shpreson se ata do ta mbajnë mend dhe do të ndihmojnë më vonë dikë tjetër. Dhe gjithçka kalon nga njëri tek tjetri si tymi”. – Whoopi Goldberg

“Një femër duhet të jetë inteligjente, sharmante, të ketë sens humori dhe të sillet mirë me të tjerët. Janë të njëjtat cilësi ato që kërkoj edhe tek një mashkull”. Catherine Deneuve

“Unë përpiqem të jem i sjellshëm me njerëzit, t’i trajtoj ata me respekt. Dhe jam krenar për këtë gjë”. – Lee Ryan

“Një person nuk mund të jetë i mirë me një person dhe mizor me dikë tjetër”. – Morarji Desai

Leave a Reply

Back to top button