Your Life

Jo gjithmonë dashuria që japim, na kthehet mbrapsht me dashuri…

Jetojmë në një botë egoiste. Në kohët e sotme, ndjenjat e vërteta barazohen me interesin dhe ato përdoren për të arritur atje ku dëshirohet. Kështu ndodh gjithmonë. Pse mendoni se kanë lindur thënie të tipit “Të tjerë duam, të tjerë na duan, me të tjerë përfundojmë”? Sepse sot nuk ka rëndësi se sa të duan, sot rëndësi ka se sa mund t’u shërbesh të tjerëve për të ecur përpara në jetë, për të arritur atë që ata duan.

Dhe problemi qëndron pikërisht, se u kushtohet shpesh vëmendje personave të gabuar. Nuk po them se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë mendojnë vetëm për interesin personal, por në të shumtën e rasteve ndodh pikërisht ajo gjë. Në raste të tjera, personat nuk duan veten e tyre, e aq më tepër të kërkohet prej tyre të duan një person tjetër.

Në këtë situatë kaotike, gjithmonë ka një njeri që lëndohet dhe ai që jep dashuri, është ai që lëndohet më tepër. Është paradoksale të mendosh se dashuria si një ndjenjë aq universale dhe e bukur, të bëjë të vuajë. Gjithë ky përfundim qëndron në kuadrin e një paradoksi. Nuk lëndon dashuria. Lëndrojnë njerëzit dhe gjërat nuk duhen ngatërruar. Dashuria është ndjenja më e bukur që ekziston. Janë njerëzit që e shëmtojnë atë.

Unë dua të të them se nuk ka gjë të gabuar të zgjohesh dhe të flesh duke mbajtur vetëm një person në mendjen tënde. Nuk ka gjë të gabuar të bësh çdo gjë për atë person, ta duash atë pafund, aq sa edhe jetën tënde ta mendosh si të pavlerë përpara jetës së tij/saj. Nuk ka asgjë të keqe të vësh dëshirat e dikujt përpara dëshirave të tua.

Gabimi qëndron se në ne nuk mendojmë për veten tonë. Duhet të jemi pak egoistë. Vërtet që duhet t’i japim gjërat pa pritur diçka në këmbim, por edhe ne kemi nevojat tona. Edhe ne duhet të kërkojmë të ndihemi të dashuruar. Nuk është normale të japësh dhe të mos marrësh. Ndaj, në momentin që sheh se mund të jenë duke të të përdorur; në momentin që nuk po merr asgjë mbrapsht; në momentin që ndjen dhimbje prej atij që do; vendosi vetes synim dhe ec përpara në jetë. Thuhet se nëse e do një person, duhet ta lësh të shkojë. Lëri ata persona të dalin nga jeta jote. Mos u kap pas dikujt që nuk bën asgjë për ty, ndërkohë që ti mund të japësh edhe jetën për të. Ji egoist/e duke menduar se meriton më të mirën. Në momentin që e kupton se ti jep më të mirën nga vetja, prit për më të mirën nga të tjerët. Dashuria është një lojë dhëniesh dhe marrjesh. Ti nuk mund të japësh pa marrë, sepse i bie të mos vlerësosh veten tënde. Askush nuk e meriton të të përdorë ty. Askush.

Ndaj, mendoji mirë gjërat që bën dhe njihi mirë personat që dashuron. Nëse diçka po shkon kundër mirëqenies tënde shpirtërore, largohu nga ajo ndjenjë. Është toksike. Do të të lëndojë akoma më shumë, nëse kapesh pas saj. Ti meriton më të mirën e kësaj bote dhe këtë mund ta arrish që sot, duke menduar për veten tënde. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button