Thenie

Jo vetëm Don Kishot. Urtësia e Migel Servantesit

Screen Shot 2015-09-17 at 22.01.58

Të jesh i përgatitur është gjysma e fitores

Ata që luajnë me macen, duhet të presin që edhe të gërvishten

Njohja e vetvetes të ruan nga krenaria e kotë

Dembelizmi nuk ka ndihmuar askënd për të plotësuar një dëshirë të mirë

E vërteta do të ngrihet mbi gënjeshtrat, ashtu si vaji ngrihet mbi ujë

Duke lexuar shumë, dhe duke fjetur shumë pak, truri i tij erdhi e u tha dhe ai e humbi gjykimin

Eshtë një gjë ta vlerësosh disiplinën, dhe krejt tjetër gjë t’i nënshtrohesh asaj

Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë të parët, janë brenda nesh

Pi me karar, sepse i dehur as nuk mban dot një sekret, as nuk mban dot një premtim

Nuk ka marrëzi më të madhe në botë, se sa një burrë që të dëshpërohet

Veprimet e mirë na fisnikërojnë, dhe ne jemi bij të veprave tona

Për të arritur të pamundurën, duhet që të përpiqesh me absurden

Kurrë mos u lut për një gjë që ke fuqinë ta fitosh

Ai që humbet pasurinë, humbet shumë; ai që humbet një mik, humbet më shumë; por ai që humbet kurajën, ka humbur gjithcka

Frika ka shumë sy, dhe mund të shoh gjërat edhe nën tokë

Më thuaj me kë rri, dhe do të të them se cili je

Kjo është natyra e grave, të mos na duan kur ne i duam, dhe të na duan kur ne nuk i duam

Ka vetëm dy familje në botë, thoshte gjyshja ime, të Kamurit dhe të Skamurit

Virtyte është fisnikëria më e vërtetë

Kam dëgjuar gjithmonë, Sancho, se të bësh mirë për miqtë, është njësoj si të hedhësh ujë në det /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button