Shkence

Jo vetëm mangësia, por edhe tepria e gjumit ju dëmton

Screen Shot 2015-03-28 at 11.26.43

Shumë gjumë mund të ishte po aq i keq për shëndetin, sa edhe shumë pak gjumë, sipas një grupi gjithnjë e më të zgjeruar kërkimesh. Ndërsa mungesa e gjumit është e lidhur me një rrezik në rritje të obezitetit, diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut, një studim i ri sugjeron se mbyllja e syve me më shumë sesa dyzetë pulitje sysh mund të rriste rrezikun e një infarkti.

Pasi janë vëzhguar modelet e gjumit mbi afërsisht dhjetë vjetë, akademikët e Universitetit të Kembrixhit konkluduan se të fjeturit më shumë sesa tetë orë në ditë dyfishon rrezikun e një infarkti tek njerëzit e moshuar.

Nga 10,000 njerëz të vëzhguar në studim, 346 vuanin nga infarkti. Njerëz që flinin për më shumë sesa tetë orë në ditë ishin 46 % e kishin më tepër të ngjarë të pësonin një infarkt sesa mesatarja.

Njerëzit të cilët flejnë më pak sesa gjashtë orë kishin 18 % më shumë të ngjarë të pësonin një të tillë.

Pjesëmarrësit në studim e kishin moshën midis 42 dhe 81 vjeç. “Është e dukshme nga të dyja, si nga vetë pjesëmarrësit tanë, ashtu dhe nga sasia e të dhënave ndërkombëtare që ka një lidhje midis të fjeturit më gjatë sesa mesatarja dhe një rreziku të madh të infarktit”, tha Yue Leng, një kandidate për doktoraturë e cila punoi për kërkimin. “Ajo çfarë është më pak e qartë, gjithësesi, është drejtimi i kësaj lidhjeje, nëse të fjeturit gjatë është një simptomë, një tregues i hershëm ose shkaku i problemeve kardiovaskulare”.

Profesori Kay-Tee Khau, autor i studimit, bëri thirrje për më shumë kërkime  egzaktësisht në atë se cili është shkaku i lidhjes reciproke. “Ne kemi nevojë të kuptojmë arsyet e lidhjes midis gjumit dhe rrezikut të infarktit”, tha ai.

Nuk është ende e qartë nga kërkimi nëse është vetë gjumi që e ngre rrezikun e vdekjes, ose nëse njerëzit në rrezik, për arsye të tjera përpiqen të vetë mjekohen me gjumë shtesë – të cilat të dyja janë shpjegime bindëse. Gjetjet e reja, të botuara në Shkurt, janë të ndërtuara në hulumtimet më të hershme nga akademikët në Universitetin e Kalifornisë.

Një studim i hershëm, i cili vëzhgoi shkallën e vdekshmërisë të mbi një milion pjesëmarrësve midis 1982-shit dhe 1988-ës, gjetën njerëz që flinin më shumë sesa tetë orë gjumi të kishin 12 % të ngjarë të vdisnin brenda periudhës së vëzhgimit. Herët këtë vit Fondacioni Kombëtar i Gjumit dhe një panel prej 18 mjekësh, shkencëtarësh dhe kërkuesish rishikuan mbi 300 studime të gjumit për t’u përpjekur të gjenin sasinë preçize të kohës që një njeri duhej të flinte.

Fëmijë dhe adoleshentë duhet të flenë mjaftueshëm gjatë, thane ata, por ata paralajmëruan se të rriturit nuk duhej të flinin më shumë sesa tetë orë.

Leave a Reply

Back to top button