Bota

Jo vetëm mes të varfërve / Këta janë 18 shtetet më të korruptuar në botën e zhvilluar

Screen Shot 2016-06-08 at 14.57.23

Transparency International, koalicioni global i antikorrupsionit, çdo vit nxjerr Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, një vëzhgim i vendeve që njerëzit i perceptojnë si më të korruptuar. Siç vëren TI, nuk ka një mënyrë të shpejtë “për të vlerësuar nivelet absolute të korrupsionit në vende apo territore, mbi bazën e të dhënave empirike të pakontestueshme”. Kjo ndodh sepse, nga vetë natyra e tij, korrupsioni zakonisht është i fshehur nga publiku, raporton bota.al.

Por megjithëkëtë, organizata krijon një renditje bazuar në studime të tjerë mbi korrupsionin, duke u dhënë 168 shteteve një pikëzim, ku me 100 pikë është më pak i korruptuari dhe 0 më i korruptuari. Kjo ndihmon për të krijuar një ide se ku korrupsioni lulëzon më shumë.

Vendet që shihen si më të korruptuar janë përgjithësisht në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, në shoqëri me sisteve ligjore dhe qeverisëse të dobëta, dhe varfëri të përhapur. Somalia ndodhet bashkë me Korenë e Veriut në krye të listës së këtij viti, me 8 pikë, ndërkohë që pas tyre janë Afganistani me 11 pikë dhe Sudani me 12. Danimarka ndodhet në anën e kundërt të listës, me 91 pikë.

“Business Insider” hedh një vështrim mbi vendet e pasur dhe demokratikë ku korrupsioni lulëzon më shumë. Për këtë, janë këqyrur pozicionet e vendeve anëtare të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), dhe janë nxjerrë ata që kanë nivele më të lartë të korrupsionit të perceptuar.

Screen Shot 2016-06-08 at 14.44.29

T 17 Irlanda – Me 75 pikë, Irlanda ishte një prej vendeve më pak të korruptuar në botë. Por një dokumentar i vitit 2015, nga rrjeti televiziv RTE, tregonte se politikanët në të gjithë nivelet në vend kishin deklaruar në mënyrë të pasaktë interesat e tyre, ndërkohë që disa këshilltarë kërkonin pagesa në cash për shërbimet e tyre.

japan

T 17 Japonia – Ndërkohë që Japonia është relativisht e pakorruptuar sipas standarteve ndërkombëtare, portali i antikorrupsionit GAN INtegrity raporton se ka një praktikë tradicionale (e njohur si amakudari) të emërimit të zyrtarëve të lartë në pozicione të lartë të kompanive private, pas daljes së tyre në pension, edhe në ato raste kur nuk e kanë përvojën e duhur.

kili

T 14 Kili – Pavarësisht se është një prej vendeve më të korruptuar në OECD, Kili është një prej më pak të korruptuarve në Amerikën Latine, ku vende si Brazili, Venezuela dhe Paraguaji janë të mbushur me rryshfete dhe manipulime. Në total Kili mori 70 pikë, 3 më pak se indeksi i vitit që kaloi.

talin

T 14 Estonia – Në vitin 2012, presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, ndihmoi në zbatimin e ligjit antikorrupsion për të rritur transparencën në sektorin publik. Ai ka ndihmuar në rritjen e pikaverazhit në Indeksin e Korrupsionit, nga 69 në 70.

Arc de Triomphe sunrise

T 14 Franca – Franca është bërë pak më pak e korruptuar vitin që kaloi, duke fituar një pikë dhe duke patur 70 nga 100, dhe korrupsioni nuk është i përhapur në masë. GAN vëren se “Kodi Penal kriminalizon korrupsionin aktiv dhe pasiv të zyrtarëve vendas dhe të huaj”.

lisbona

T 13 Portugalia – Në një sondazh të kryer nga Ernst & Young në qershor 2015, 83% e qytetarëve portugezë thoshin se korrupsioni dhe rryshfetmarrja ishin të përhapura në vend, dhe në vitin 2014, ish Kryeministri Jose Socrates ishte ndaluar nën dyshimet për mashtrim me taksat dhe pastrim parash. Portugalia mori 63 pikë në Indeksin e TI.

poland

T 12 Polonia – Me 62 pikë në Indeks, Polonia për pak ka shpëtuar nga të qënit një prej 10 vendeve më të korruptuar të OECD.

izrael

T 11 Izraeli – Izraeli mori 61 nga 100 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Në maj 2015, ish Kryeministri Ehud Olmert u dënua për marrje të më shumë se 150 mijë dollarëve, në mënyrë të paligjshme, nga një manjat amerikan.

slloveni

T 10 Sllovenia – Ka patur disa skandale korrupsioni në nivele të lartë në Slloveni gjatë viteve të fundit. Për shembull, në vitin 2013 dhe 2014, pati protesta masive kundër Kryeministrit Janez Jansa dhe udhëheqësit të opozitës, Zoran Jankovic, sepse ishin akuzuar se nuk kishin deklaruar si duhej pronat e tyre.

madrid

T 9 Spanja – Përpara rizgjedhjes kohët e fundit, Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy u akuzua për korrupsion nga figura të larta të opozitës, dhe këtë javë një tjetër skandal goditi partinë popullore në pushtet, kur 24 vetë u arrestuan nën akuzën për rryshfetmarrje. Në tërësi, Spanja mori 58 pikë nga TI.

praga

T 7 – Republika Çeke – Në Indeksin më të fundit të Perceptimit të Korrupsionit, Republika Çeke kishte 56 pikë, nga 51 që kishte një vit më parë. Rezultati duket se reflekton edhe fundin e një skandali madhor korrupsioni, që në vitin 2013 detyroi Kryeministrin Petr Necas të japë dorëheqjen.

seul

T 7 Korea e Jugut – Korrupsioni ishte një problem i madh në Korenë e Jugut në vitin 2015, me Kryeministrin Lee Uan koo që u detyrua të japë dorëheqjen pasi u akuzua se kish marrë rryshfet, në letrën e vetëvrasjes së një biznesmeni të njohur. Korea e Jugut mori 56 nga 100 pikë në indeksin e korrupsionit.

budapest

T 5 Hungaria – Hungaria mori 51 pikë nga 54 një vit më parë. Praktika e dhënies së rryshfetit për doktorët dhe kirurgët është shumë e përhapur në këtë vend, dhe në një sondazh, 92% e hungarezëve mendonin se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

sllovaki

T 5 Sllovakia – Edhe ajo me 51 nga 100 pikë, Sllovakia është aty me vendet më të korruptuar në Europë. Në vitet e fundit ka ndodhur Skandali Gorilla, ku politikanë, zyrtarë dhe biznesmenë janë akuzuar për marrje dhe dhënie rryshfetesh për të siguruar kontrata.

athens

T 4 Greqia – Korrupsioni në Greqi ka rënë që nga viti i kaluar, teksa Greqia ka 46 pikë, nga 43 që kishte një vit më parë. Praktika e “fakelakit”, një term që përdoret për rryshfetet për të marrë shërbim më të mirë, është e përhapur në vend.

roma

T 3 Italia – Korrupsioni në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës shpesh herë asociohet me ish kryeministrin, Silvio Berlusconi, i cili është akuzuar disa herë për korrupsion, është dënuar për evazion fiskal në 2013, dhe është shpallur fajtor për pagesa ndaj një senatori në 2015. Italia mori 44 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

stamboll

T 2 Turqia – Turqia renditet si vendi më i korruptuar në Europë, me 42 pikë nga 100. Në vitin 2013, vendi u trondit nga një skandal i madh që përfshinte drejtorin e një banke shtetërore si dhe shumë biznesmenë të lartë që u akuzuan për rryshfete, mashtrime, kontrabandë dhe pastrim parash.

meksika

T 1 Meksika – Vendi më i korruptuar i OECD është Meksika, me vetëm 35 pikë. Ndoshta nuk është habi, po të kesh parasysh që Meksika është në qendër të rrjetit që sjell drogën nga Amerika Latine në SHBA. Baroni i famshëm i drogës, El Chapo Guzman ia ka dalë të arratiset dy herë nga burgu, i ndihmuar edhe nga pagesat e mëdha për zyrtarët e burgjeve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button