Bota

Joe Biden: Duhet forcuar NATO. Putinin gjykojeni nga ajo që bën

Screen Shot 2015-02-07 at 20.10.45

“Vladimir Putinin duhet ta gjykojmë nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë”. Kështu ka deklaruar zëvendëspresidenti i SHBA, Joe Biden i pyetur në lidhje me sjelljen e Moskës, që ka shkelur marrëveshjet e Minskut, sovranitetin e Ukrainës si dhe që nuk respekton ata të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih Bideni ka thënë gjithashtu se “ne duhet ta forcojmë NATO-n, unë nuk do ta kisha menduar asnjëherë që do të na duhej ta forconim në brendësi të Europës”. NATO nuk është me vetëfinanzim. “Secili shtet duhet që t’i përmbahet detyrës që ka dhe t’i kushtojë 2 % të GDP-së shpenzimeve për mbrojtjen”, ka shtuar Biden.

Leave a Reply

Back to top button