Magazine

Ju jeni (po aq të fuqishëm) sa edhe bota

100 vitet e fundit na kanë dhënë më shumë zbulime shkencore, sesa gjithë historia e mëparshme njerëzore para tyre. Ne jemi gjenerata e parë që njohim gjeometrinë, përbërjen materiale dhe evolucionin e universit. Përparimet teknologjike si Teleskopi Hapësinor Hubble dhe Hapësira Kozmike Cassini na kanë mundësuar të shohim më thellë në kozmos, sesa ishte e mundur më parë dhe të kemi një pasqyrë të qartë të pozicionit të galaktikave në hapësirë ​​dhe kohë.

Fushat e reja të kozmologjisë së re, neuroplasticitetit, teorisë së superfijeve dhe epigjenetikës po ofrojnë një pikëpamje të njerëzimit, si sytë, veshët dhe mendja e kozmosit, me shumë më tepër për të zbuluar në botën brenda nesh, sesa në universin në tërësi.

Kozmologjia e re tregon se jemi pasardhës të supernovave. Karboni në trupin tonë nuk mund të krijohej në univers në asnjë mënyrë tjetër, përveçse nëpërmjet rënies dhe shpërthimit të një ylli. Jemi të bërë nga pluhur yjesh. Ne jemi një mishërimi i mëtejshëm i një ylli dhe jemi të përfshirë në këtë proces evolucionar. Ashtu sikurse një pikë e vetme në një oqean përmban në vetvete karakterin e të gjithë oqeanit, po kështu secili prej nesh përmban në trupin tonë, të gjithë informacionin e ekzistencës.

Neuroplasticiteti është aftësia e trurit për t’u përshtatur vazhdimisht me rrethanat në ndryshim, gjatë gjithë jetës. Truri i njeriut përmban rreth 86 miliardë neurone, ose qeliza nervore. Neuroplasticiteti mundëson që truri të formojë rregullisht rrugë të reja komunikimi midis këtyre qelizave, si dhe vazhdimisht të rikonfigurojë ato ekzistuese. Ky proces na mundëson të fitojmë aftësi të ndryshme, të mësojmë përmendësh informacione të reja dhe në përgjithësi t’i përshtatemi ekzistencës, përmes përvojës.

Për një kohë të gjatë, konsensusi në neuroshkencë ishte se truri e ndalon këtë proces të rigjenerimit nervor rreth moshës 4 vjeç. Por kërkimet që nga fillimi i shekullit 21 kanë treguar se lidhjet nervore të trurit nuk arrijnë kurrë një model fiks. Përkundrazi, studimet tregojnë se truri ndryshon vazhdimisht – si përgjigje ndaj të mësuarit, sëmundjeve, stërvitjes dhe stimujve të tjerë – gjatë gjithë jetës tonë.

Kjo do të thotë që një person mund të qëndrojë aktiv dhe i angazhuar në jetë për aq kohë sa praktikon një mënyrë jetese, që stimulon trupin dhe mendjen. Kjo gjithashtu do të thotë që ne mund të mësojmë nga gabimet e kaluara dhe të përmirësojmë qasjen tonë në jetë. E nesërmja nuk është e djeshmja. Nuk duhet të mbajmë zakone të këqija, vetëm se i kemi bërë ato në të kaluarën.

Teoria e superfijeve e shpjegon universin në këtë mënyrë:

• Gjithçka është bërë nga grimca.

• Grimcat përmbajnë atome dhe molekula.

• Molekulat përmbajnë dy ose më shumë atome.

• Atomet përmbajnë protone, neutrone dhe elektrone.

• Protonet dhe neutronet përmbajnë kuarke.

• Kuarket nuk përmbajnë më shumë materie, por fije vibracioni – energji të pastër.

Kur i ndajmë grimcat deri në përbërësit e tyre më të vegjël për të zbuluar nga se janë bërë, ajo që gjejmë janë vargjet e probabiliteteve, vibracionet e potencialeve. Ne zbulojmë se thelbi i jetës është energjia dhe informacioni i pastër. Ky është burimi juaj dhe i kozmosit.

Epigjenetika tregon se në kundërshtim me nocionin e vjetër të natyrës kundrejt edukimit, gjatë gjithë jetës, të dyja këto aspekte luajnë rol të rëndësishëm plotësues në formimin e një ekzistence të plotë.

Epigjenetika shpjegon se ndërgjegja jonë modulon biologjinë tonë. Mendimet tona ndikojnë në gjenet tona dhe jo e anasjellta. Gjenet mbajnë informacionin tonë të veçantë, por ato nuk janë fikse dhe përfundimtare. Ata janë të lakueshëm dhe të ndikuar nga ajo që ne mendojmë, nga mënyra se si ndihemi dhe si reagojmë ndaj mjedisit tonë. Ja pra ideja thelbësore: Në vend të një instrumenti të pavetëdijshëm të gjenetikës që keni trashëguar, ju jeni zot i vetëdijshëm i udhëtimit tuaj përmes jetës, dhe ju përcaktoni fatin tuaj, sipas asaj që mendoni dhe mënyrës se si veproni.

Urtësia e trupit

Trupi i njeriut është një makinë e projektuar mirë për të jetuar me mekanizma të integruar për vetë-shërimin dhe vetë-korrigjimin, me kusht që ne të mos e dëmtojmë atë me zakone të këqija. Trupi përmban një gjendje natyrore të quajtur homeostaza – ose vetë-rregullimi – ku ruan proceset biologjike, stabilitetin hormonal dhe temperaturën e brendshme brenda një game optimale. Trupi “e di” se si të kujdeset për veten. Për shembull, ne djersijmë për t’u ftohur gjatë ditëve të nxehta të verës dhe dridhemi për të prodhuar ngrohje gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Detyra jojuajte është që të mbani trupin në gjendje të mirë, në mënyrë që të funksionojë ashtu siç është programuar.

Evolucioni i Mendjes

Hulumtimet e fundit nga neuroshkencëtari i Harvardit Rudolph Tanzi tregojnë se intuita është pjesa tjetër e madhe e trurit, që po zhvillohet në lidhje me mendjen: truri instinktiv i ndjekur nga truri emocional, i ndjekur nga truri intelektual dhe truri intuitiv.

Në këtë kuptim, intuita nuk është thjesht një sjellje refleksive për të cilën jemi kushtëzuar, siç ishte faza e hershme instinktive e trurit tonë. Intuita është kulmi i të gjitha cilësive tona të inteligjencës, vizionit, vetëdijes dhe njohurisë së botës – mendja, trupi dhe shpirti.

Ndërgjegjja që animon universin informon çdo qelizë në trupin tuaj. Ju mund të jeni cilido që doni të jeni. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button