Magazine

Ju ka shkuar ndonjëherë mendja të bëheni murg Shaolin? Ja se si ndodh…

A e keni forcën dhe disiplinën për të qenë një mjeshtër i Kung Fu-së?

Tempulli Shaolin në provincën Henan të Kinës është shtëpia e një grupi murgjish budistë, që kanë një seri mbresëlënëse aftësish. Zakonisht të stërvitur që në moshë të re, ata janë bërë të famshëm për forcën e tyre të pabesueshme, fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë, të cilat i arrijnë gjatë praktikimit të Kung Fusë.

Ndonëse Budistët zakonisht kanë parime të jodhunës, e kaluara e trazuar e Kinës i detyroi murgjit Shaolin që të bëhen të aftë në arte marciale si formë vetëmbrojtjeje, gjë që i ndihmoi të mbronin tempullin e tyre nga luftëtarë e perandorë. Por jo të gjithë murgjit Shaolin janë luftëtarë, pasi në jetën e tyre ka shumë më tepër, se sa thjeshtë Kung Fu.

Koka e rruar

Të gjithë murgjit Budistë e rruajnë kokën të paktën një herë në muaj, si shenjë e përkushtimit ndaj fesë së tyre.

Rroba ngjyrë portokalli

Rrobat e thjeshta simbolizojnë refuzimin e një stili jetese materialist. Ngjyra portokalli është për shkak të bojërave natyrore që gjenden kollaj në Kinë.

Forca e brendshme

Disiplina e një murgu Shaolin dhe qetësia e brendshme, nguliten përmes një rutine të rreptë dhe meditimit të rregullt.

Forca e jashtme

Stërvitja në Kung Fu ndërton forcën e muskujve dhe përmirëson ekuilibrin e fleksibilitetin, të gjitha aftësi shumë të rëndësishme për të luftuar.

Ja këshillat:

screen-shot-2016-11-17-at-11-04-43

  1. Praktiko Budizmin

Jeta e Shaolinëve është e ndarë në dy parime themelore, chan dhe quan. Chan i referohet fesë Shaolin, Budizmit, ndërkohë që quan i referohet formës kryesore të shprehjes së tij, arteve marciale. Duke praktikuar filozofinë budiste të jodhunës, bashkë me Kung Funë, aftësitë e luftimit të përftuara do të jenë një ushtrim në forcë, disiplinë dhe vetëmbrojtje, dhe jo një metodë sulmi.

screen-shot-2016-11-17-at-11-04-46

2. Shndërrohu në vegjetarian

Në bazë të parimeve Budiste të jodhunës, ju duhet të konsumoni një dietë rreptësisht vegjetariane. Për mëngjes, duhet të hani bizele/fasule, drithëra dhe arra të quajtura Tetë Thesaret, të pasuara nga orizi, tofuja dhe zarzavatet për drekë dhe makarona ose bukë për darkë. Shmangni ushqimet që janë pikantë apo kanë aroma të forta, si hudhrat dhe qepët, pasi besohet që ndezin emocionet.

screen-shot-2016-11-17-at-11-04-52

3. Meditoni

Jeta juaj si një murg Shaolin duhet të përfshijë trainimin e brendshëm, si dhe ushtrimet e jashtme, duke përfshirë një formë meditimi që quhet qigong. Ndërkohë që merrni dhe nxirrni frymë ngadalë me hundë, lëvizni nëpër një seri pozash për të përmirësuar forcën dhe elasticitetin. Përqëndrimi i energjisë tuaj mbi qëndrimin dhe frymëmarrjen, ndihmon për të relaksuar muskujt dhe përgatitur për stërvitjen e Kung Fusë.

screen-shot-2016-11-17-at-11-04-56

4. Përsosni qëndrimin

Mësimi i Kung Fusë së Shaolinëve përfshin zotërimin e pesë qëndrimeve: qëndrimi i kalit, qëndrimi përkulur, qëndrimi duke rrëshkitur, qëndrimi i maces, qëndrimi gjarpërues. Këta përmirësojnë fuqinë, si dhe ofrojnë një bazë të fortë për të koordinuar lëvizjet e duarve dhe trupit. Nëse stërviteni për të qenë një murg luftëtar, do të përmirësojnë edhe forcën e goditjeve.

screen-shot-2016-11-17-at-11-05-00

5. Bëhuni luftëtar

Nëse zgjidhni të bëheni një murg luftëtar, ka disa forma të ndryshme, ose stile luftimi që mund të mësoni. Secila ka serinë e vet të lëvizjeve e teknikave, shumë prej të cilave frymëzohen nga kafshët, si tigri. Disa përfshijnë edhe përdorimin e armëve, si shpata, por është shumë e rëndësishme të stërviteni edhe në luftimet duarboshe.

screen-shot-2016-11-17-at-11-05-04

6. Përmbajuni një rutine

Jeta në një Tempull Shaolin përfshin një zgjim në orën 5 të mëngjesit, të pasuar nga meditimi dhe stërvitja në Kung Fu. Më pas do të mësoni Budizmin dhe të tjera tema, përpara se të hani mëngjesin. Pjesa tjetër e ditës përfshin detyra në tempull, si pastrimi e bujqësia, si dhe praktikim i mëtejshëm i Kung Fusë dhe studimit, të gjitha të ndara prej dy vakteve të tjerë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button