Shkence

Ju kaloni 10 përqind të jetës tuaj zgjuar, duke pulitur sytë

screen-shot-2016-09-29-at-15-35-51Ju pulisni vazhdimisht sytë. Ky është një refleks që s’mund ta kontrolloni, çka është diçka pozitive, pasi keni nevojë të shmangni tharrjen e syve. Në fakt, 10 përqind e kohës tuaj zgjuar e kaloni duke pulitur sytë,  çka është e barabartë me më shumë se 90 minuta, nëse zakonisht flini 8 orë. Por lubrifikimi i syve është vetëm një nga funksionet që kryen pulitja e syve.

Ju pulisni sytë në momente të parashikueshme, si për shembull kur përfundon një veprim në një shfaqje televizive, kur një mik bën pauzë gjatë një deklarate të tij, apo kur vetë ju mbërrini në fund të kësaj fjalie. Kjo i çon shkencëtarët të besojnë, se pulitja është një mënyrë që mendja t’i japë vetes një moment relaksi në mesin e një veprimi.

Në fakt, një studim në të cilën njerëzit shihnin klipe televizive, zbuloi se aktiviteti i trurit në një zonë të lidhur me pjesën tjetër të pushimit zgjuar, kulmonte sa here që subjektet pulisnin sytë gjatë një skene. Ju gjithashtu pulitni sytë për të rivendosur muskujt e vegjël që kontrollojnë sytë tuaj.

Një studim i këtij viti, u kërkoi disa personave të ndiqnin një seri pikash me sy. Shkencëtarët vunë re pikat e sakta se kur muskujt do të rivendosshin për të shmangur përdredhjen, subjektet do të putinin sytë, çka zbuloi një fenomen që ata e quajtën “pulitje e lidhur me lëvizjen e rivendosjes”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button