Kinema & TVMAIN

Ju pëlqeu “The Beast in me”? Atëherë duhet të shihni edhe këto 10 seriale

The beast in me. Claire Danes dhe Mathew Rhys

“The Beast in Me” është një thriller psikologjik fantastik që ka magjepsur publikun me kthesat dhe surprizat tronditëse. Nëse e ke pëlqyer serialin, me siguri po kërkon një tjetër thriller psikologjik për t’u “ushqyer” sërish. Nga klasikët e Harlan Coben, te një tjetër dramë kriminale me Claire Danes në një rol krejtësisht ndryshe, nëse kërkon të “gozhdohesh” që nga episodi i parë, këto seriale janë të duhurit…

  1. “Surface” (2022–)
Surface

Tashmë në sezonin e dytë, Surface që transmetohet në Apple TV është një mister mbi amnezinë që e shtyn historinë në shtigje krejtësisht të çuditshme. E dimë që gjërat nuk janë ashtu si duken, por Surface shkon shumë përtej imagjinatës. Fatmirësisht, loja e Mbatha-Raw si Sophie e mban serialin “në këmbë”. Edhe pse sezoni 2 dobësohet pak kur ngjarjet zhvendosen në Londër, seriali mbetet një mister i denjë që të mban vazhdimisht në tension.

  1. “Full Circle” (2023)
Full Circle

Nëse të ka pëlqyer Claire Danes në The Beast in Me, duhet patjetër të shohësh punën e saj të jashtëzakonshme në Full Circle. Në këtë thriller të Steven Soderbergh, çifti i pasur nga New York-u, Sam dhe Derek Browne (Danes dhe Timothy Olyphant), besojnë se djali i tyre është rrëmbyer, deri sa zbulohet se nuk është djali i tyre, por një fëmijë tjetër i marrë gabimisht. Nga aty, zbulohet një rrjet sekretesh të errëta që lidhin njerëz nga shtresa dhe kultura të ndryshme të qytetit. Full Circle është një histori tronditëse, që rrokfrikën më të madhe të çdo prindi. Edhe pse ndjek disa modele klasike të zhanrit, vazhdon të të befasojë deri në fund.

  1. “The Girl Before” (2021)
The Girl Before

Gugu Mbatha-Raw është një nga aktoret më të nënvlerësuara. The Girl Before e vërteton këtë sërish. Një thriller me katër episode që ndjek Jane Cavendish (Mbatha-Raw), një grua e traumatizuar, e cila bie në dashuri me një shtëpi minimaliste, të projektuar nga arkitekti Edward Monkford (Oyelowo). Por ka një kusht: ajo duhet të ndjekë rregulla tejet të rrepta dhe të mos zotërojë pothuajse asgjë personale. Jane së shpejti zbulon që qiramarrësja para saj ka vdekur në rrethana misterioze. Asgjë nuk është ashtu si duket.

  1. “The Fall” (2013–2016)
The Fall

Për tre sezone, The Fall ofroi një nga thriller-at psikologjikë më të fortë të kohës. Detektivja Stella Gibson (Gillian Anderson) shkon në Belfast për të hetuar një sërë vrasjesh, dhe shpejt kupton se po kërkon një serial killer, Paul Spector (Jamie Dornan).

Një lojë brilante “macja me miun”, seriali eksploron mendësinë e vrasësit dhe të atij që e ndjek.

Me vetëm 16 episode, The Fall është një binge perfekt për fundjavë.

  1. “The Patient” (2022)
The Patient

Një serial i frikshëm që ndjek psikanalistin Dr. Alan Strauss (Steve Carell), i cili mbahet peng nga një vrasës serial, Sam Fortner (Domhnall Gleeson), i cili kërkon ndihmë për të ndalur impulset e tij vrastare. Alan përpiqet të kuptojë mendësinë e tij, ndërsa përballet me traumat e veta familjare.

Ashtu si The Beast in Me, edhe këtu kemi një duel të fuqishëm psikologjik midis dy individëve të jashtëzakonshëm. Loja e Carell dhe Gleeson është marramendëse, thuajse si të shohësh një teatër me dy aktorë që të hipnotizojnë.

  1. “Disclaimer” (2024)
Disclaimer

Seriali ndjek Catherine Ravenscroft (Cate Blanchett), një gazetare e famshme dokumentarësh, që zbulon se është personazh kryesor në një roman që pretendon të zbulojë një sekret të errët të jetës së saj. Libri është shkruar nga Stephen Brigstocke (Kevin Kline), babai i një të riu që ka vdekur vite më parë duke shpëtuar birin e saj. Stephen kërkon hakmarrje dhe përdor librin për të shkatërruar jetën e saj. Një thriller psikologjik për fajin, të vërtetën dhe hakmarrjen.

  1. “The Undoing” (2020)
The Undoing

Ashtu si The Beast in Me, edhe The Undoing tregon historinë e një burri të pasur që fsheh sekrete të tmerrshme. Grace Fraser (Nicole Kidman), një terapiste e suksesshme në Manhattan, e sheh jetën e saj të shkatërrohet kur i shoqi zhduket dhe zbulohet një vrasje misterioze. Seriali të mban pezull deri në finalen fantastike, ndër më të mirat që ka parë televizioni kohët e fundit.

  1. “Fool Me Once” (2024)
Fool me once

Bazuar në romanin e Harlan Coben, Fool Me Once ndjek Maya Stern (Michelle Keegan), një ish-pilote speciale, e cila, pas vrasjes së bashkëshortit, e sheh atë papritur në një kamera si ato që përdoren për fëmijë. Ajo nis të zbulojë një komplot të madh që lidhet me vdekjen e motrës së saj dhe me kompaninë farmaceutike të familjes së burrit. Një serial plot kthesa, mister, dhe sekrete të errëta, ndoshta një nga adaptimet më të suksesshme të Coben.

  1. “The Watcher” (2022–)
The Watcher

The Watcher është i shkurtër, i shpejtë dhe plot tension. Çifti i ri që zhvendoset në një shtëpi të re nis të marrë letra kërcënuese nga një “vëzhgues” anonim. Me një kast të jashtëzakonshëm, Jennifer Coolidge, Margo Martindale, Mia Farrow, seriali të fut një ndjesi paranoje të pabesueshme. Ashtu si në The Beast in Me, edhe këtu ke një lagje që të jep një “ndjesi të çuditshme”.

  1. “The Stranger” (2020)
The Stranger

The Stranger ndjek një burrë që përballet me një grua misterioze e cila i tregon një sekret shkatërrues për familjen. Misteri ndërtohet ngadalë, por të shpërblen në fund. Me Richard Armitage dhe një performancë të jashtëzakonshme nga Hannah John-Kamen, seriali është i mbushur me befasi dhe i ndërtuar për t’u parë me një frymë. / bota.al

Back to top button