Shkence

Ju zbulojmë një gjë që njerëzit kanë mijëra vite që e ëndërrojnë. Ja njoftimi i NASA-s

Screen Shot 2015-07-23 at 17.54.23

Nasa ka lajmëruar zbulimin e Kepler 452B nga ana e teleskopit të saj Kepler – një planet shumë i ngjashëm me tokën në galaksinë Rruga e Qumështit, i cili mund të ketë ujë të lëngshëm në sipërfaqe.

Ky është planeti më i ngjashëm me Tokën që është zbuluar ndonjëherë.

Ai ndodhet 1400 vite dritë larg Tokës, dhe vërtitet përreth diellit të tij në një orbitë që zgjat 385 ditë. Sipas astrofizikantëve të NASA-s, ky është planeti më i ngjashëm me Tokën që është zbuluar. Dihet se jeta në Tokë bazohet mbi fotosintezën e bimëve. Kepler 452 merr më shumë energji nga dielli i tij kështu që ka mundësi që të ketë bimë.

Ky është njoftimi i plotë që NASA ka publikuar në faqen e saj në internet, duke i paraprirë konferencës për shtyp.

“Planeti i parë që rrotullohet në orbitë përreth një ylli si Dielli ynë u zbulua në vitin 1995. Ekzoplanetet, sidomos botët me përmasa të vogla si Toka, kanë qenë pjesë e fantashkencës vetëm 21 vjet më parë. Sot, mijëra zbulime më vonë, astronomët janë në prag të gjetjes së dickaje që njerëzit e kanë ëndërruar prej mijëra vitesh – një tjetër botë.”

Pjesë nga konferenca për shtyp e NASA-s

Misioni ynë është të sjellim risi, të zbulojmë, të eksplorojmë dhe të frymëzojmë.  Nga vijmë dhe ku shkojmë. Nga vjen universi, cili është fati i universit. Jo vetëm nga pikëpamja intelektuale, por ku po shkojmë ne si qenie njerëzore. Pyetja themelore është: A jemi të vetëm në univers? A ka diell si i yni me planete që vërtiten rreth tij.

Sot po zbulojmë ekzistencën e një ekzoplaneti i cili mund të konsiderohet një kushëri i afërt i Tokës dhe Diellit tonë. Sot mund të themi se kemi gjetur Tokën 2.0. Pra binjakun më të afërt të tokës sonë.

Nga sot mund të themi që Toka nuk është ë unike në llojin e vet. Ka një tjetër planet shumë të ngjashëm, që vjen në orbitë përreth një dielli shumë të ngjashëm, dhe që merr të njëjtën sasi energjie nga ky diell.

Ky planet ka kaluar 6 miliardë vite që vjen rrotull diellit të tij, që do të thotë është edhe më i madh në moshë se sa Toka.

Bota.al

Screen Shot 2015-07-23 at 18.13.06

Leave a Reply

Back to top button