Thenie

K. Rowling, autorja e serisë së “Harry Potter”, na jep këto mësime të vlefshme për jetën…

“Jeta është si një përrallë: Nuk ka rëndësi sa e gjatë është, por sa e bukur është”.

Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, vetëm nëse pa e kuptuar, nuk po jeton fare – gjë që do të thotë se sërish ke dështuar nga mungesa e plotësimit”.

“Ne nuk kemi nevojë për magjinë për të ndryshuar botën, pasi kemi gjithë fuqinë brenda nesh: ne kemi fuqinë për të imagjinuar gjëra më të mira”.

“Janë zgjedhjet tona më tepër se aftësitë tona, ato që tregojnë se kush jemi në të vërtetë”.

“Unë besoj në vullnetin e lirë. Ti e kontrollon jetën tënde. Vullneti yt është ekstremisht i fuqishëm për të bërë gjëra të mëdha”.

“Jeta është e vështirë dhe e komplikuar dhe mbi gjithçka, ato që do të bëjnë t’i mbijetosh peripecive të saj, janë kontrolli dhe modestia”.

“Nuk ka rëndësi se si lind një person, por se si bëhet kur rritet”.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë e turpëruar se kam rënë në depresion. Asnjëherë. Çfarë ka për t’u turpëruar në këtë mes? Unë kalova nëpër një periudhë shumë të vështirë dhe jam krenare që ia dola mbanë”.

“Është “obez” ofendimi më i rëndë për një njeri? Është “obez” më keq se “hakmarrës”, “xheloz”, “i cekët”, “mendjemadh”, “i mërzitshëm”, “mizor”? Për mua jo”.

“Duhet të punosh. Është një formë strukturimi. Është një formë discipline. Është çdo gjë thelbësore që ta kanë mësuar mësuesit në shkollë dhe për të cilën ke nevojë. Ti ke nevojë për punën”.

“Mendoj se nuk ka asnjë problem për ta lejuar një fëmijë të fantazojë. Në fakt, mendoj se t’i ndalosh njerëzit së ëndërruari është diçka shkatërrimtare”.

Leave a Reply

Back to top button