Your Life

“Ka miliona femra të bukura në botë, ama vetëm njëra të bën ta harrosh gjithë peshën e jetës”

Vëmendjet që të jep bashkëshortja jote pas një dite të lodhshme pune, apo puthja në ballë kur ke temperaturë, nuk krahasohen me asgjë tjetër. Duhet të ndihesh krenar dhe i lumtur që nuk ke pranë vetes një femër që të kërkon: “Më bli një unazë të re”, por të kërkon: “Më shkruaj kur të mbërrish në shtëpi”, apo “Mbulohu se bën ftohtë jashtë”, apo që të hapë krahët dhe të thotë: “Eja këtu, mendohem unë për ty”. Ndjehu krenar që ke pranë një femër që të do, edhe kur nuk ke asgjë, si dhe të inkurajon për të realizuar projektet e tua. Ka miliona vajza të bukura në botë, ama vetëm njëra arrin që të të përqafojë pas një dite tëlodhshme dhe të bëjë ta harrosh gjithë peshën e jetës.

Ama duhet të ndihesh krenar që ke pranë një person të tillë, pasi më beso, është e vështirë të gjesh dikë qëtë kuptojë në gjithçka dhe të gjendet pranë, edhe kur nuk ke asgjë. Është e vështirë të gjesh dikë që tëmbështesë në çdo hap tëndin dhe përditë të mendojë për lumturinë tënde, përpara lumturisë së saj. Këtëgjë arrin ta kuptosh më së miri, kur e humbet dikë që vërtet ia vlente në jetën tënde.

Ndaj, për ta parandaluar një moment të tillë, bëj gjithçka që mundesh për ta mbajtur pranë dikë që vërtet ia vlen. Bëje të lumtur dhe mos e humb kohën tënde me persona të përkohshëm. Nëse ke pranë dikë që tëdo fort, shfrytëzojë kohën tënde të lirë, edhe nëse e ke të reduktuar, për ta bërë atë të lumtur. Bëje atëperson prioritet në jetën tënde, pasi është tepër e vështirë të gjesh një person me vlerë në ditët e sotme. Mos bëj gabimin që dashurinë e dikujt ta marrësh të mirëqenë dhe të mos mundohesh për ta bërë tëlumtur, pasi dashuria duhet të jetë reciproke dhe ajo e ka gjithmonë një fund kur është e njëanshme.

Back to top button