Your Life

Ka njerëz që nuk e meritojnë faljen tonë. Por prapëseprapë, ja arsyet pse duhet t’i falim

screen-shot-2016-10-13-at-07-53-35

Në fëmijëri jemi shtyrë gjithnjë që të falim. Kur dikush ju ka marrë lodrat ai/ajo ka qenë e detyruar që të kërkojë falje, si dhe ju ta falni atë.

Ndërsa në moshën e rritur shpesh presim falje nga dikush e që rrallë herë ndodh. Por edhe atëherë kur ndodh, ne nuk harrojmë atë çfarë na kanë bërë, dhe mbartim peshën e atyre veprimeve gjatë gjithë jetës sonë.

Megjithatë është e rëndësishme që të jeni në gjendje të falni e të jetoni të qetë shpirtërisht.

Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse duhet vepruar kështu:

-Na ndihmon që të vazhdojmë tutje.

-Në qoftë se nuk e falim dike nënkupton që mbajmë inat dhe mbajmë dhimbjen brenda.

-Mbi të gjitha jeni ju ata që keni nevoje për ndjesë

-Në qoftë se dëshirojmë që të na kërkojë falje dikush, kjo do të thotë që jemi ndjerë të ofenduar. E kemi të nevojshme që të falim, që të lëmë ofendimet të largohen e të mos jetojmë në të shkuarën.

-Ndjesa është për të gjithë.Jo vetëm ata që kërkojnë falje dhe ata që falin janë të ndikuar. Ky veprim ndikon në sjelljet e çdo njërit prej nesh.

-Të falim do të thotë ta lëmë pas të kaluarën

-Vetëm atëherë kur falim jemi në gjendje të pajtohemi me gjërat e se kaluarës dhe ti lëmë aty e të vazhdojmë para.

Leave a Reply

Back to top button