Nëse këto lajme do të kishin dalë nga Pravda, në vitet e Bashkimit Sovjetik, apo në organet zyrtarë të Koresë së Veriut, me siguri nuk do të ishim habitur shumë. Ishte një kohë kur të gjithë mjetet ishin legjitimë për të likuiduar apo delegjitimuar personat që hapnin telashe, qoftë edhe konkurrentët e huaj. Por, ky raport i departamentit të mbrojtjes për presidentin rus është pak i vështirë për t’u kapërdirë
Europa dhe SHBA duket se po i përplasin gjithnjë e më shumë brirët me Rusinë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, tensioni vazhdon të rritet dhe njoftimet e fundit nga NATo, që do të rrisë me 30 mijë numrin e forcës së reagimit të shpejtë, të shoqëruara edhe me fjalët kanosëse të Sekretarit të Shtetit, john Kerry, nuk të mbushin me optimizëm.
Si të mos mjaftonte, në Amerikë publkohet një studim mbi shëndetin e Vladimir Putinit, sipas të cilit presidenti rus vuan nga shqetësime që lidhen me autizmin. Një përkim i cuditshëm, jo vetëm sepse lajmi përhapet në një moment kur tensioni mes SHBA dhe Rusisë është në kulm, por edhe sepse analiza mjekësore i përket vitit 2008 dhe vetëm dje është bërë publik nga mediat si Cbs apo Usa Today.
Mendohet që presidenti rus, Vladimir Putin është i prekur nga sindroma Asperger “një shqetësim autizmi që ndikon secilin prej vendimeve të tij”. PIkërisht këtë teori hidhte një studim i vitit 2008 i një think tanku të Pentagonit, një kopje të të cilit e ka shtënë në dorë USA Today. “Zhvillimi neurologjik i Putinit ka qenë ndërprerë vazhdimisht gjatë fëmijërisë së tij”, ka shkruajtur Brenda Connors, eksperte e US Naval ëar College në Neëport. Studimet e lëvizjeve të tij “zbulojnë se presidenti rus vuan nga një anomali neurologjike”. Raporti i 2008-ës është vetëm njëri prej të shumtëve që Connors dhe kolegëve të tij, që janë kontraktorë të Zyrës për Vlerësimin e Rrjetit, një think tank i brendshëm i Pentagonit që ndihmon në projektimin e strategjive ushtarake kohëgjata. Studiuesit nuk kanë mundur të provojnë teorinë e tyre për sindromën e Asperger tek Putini, për shkak të pamundësisë për t’i kryer një lastër në tru. Por, Massimo Di Giannantonio, psikiatër i universitetit të Chietit thotë: “Eshtë absolutisht e pamundur të bësh një diagnostikim të Aspergerit, që është një crregullim i lidhur me autizmin vetëm duke ekzaminuar elementë si sjellja në publik përmes filmimeve, si dhe duke hedhur hipoteza për probleme në fazën e zhvillimit. Eshtë e pamundur të diagnostikosh Aspergerin bazuar vetëm në një studim të lëvizjeve. Në fund – konkludon ai – pohohet se stili i komandës dhe aftësitë konjitive dhe vendimarrëse të Putinit janë shenjë e një anomalie psikologjike, dhe kjo është paradoksale: thelbi i pushtetit qëndron në aftësinë për të marrë vendime në mënyrë të shpejtë”.
Nëse këto lajme do të kishin dalë nga Pravda, në vitet e Bashkimit Sovjetik, apo në organet zyrtarë të Koresë së Veriut, me siguri nuk do të ishim habitur shumë. Ishte një kohë kur të gjithë mjetet ishin legjitimë për të likuiduar apo delegjitimuar personat që hapnin telashe, qoftë edhe konkurrentët e huaj. Por, ky raport i departamentit të mbrojtjes për presidentin rus është pak i vështirë për t’u kapërdirë.
Bota.al