Udhetim & Turizem

Fshati mesjetar në bregun verior të Valencias, ku ndodhet Kalaja e “Game of Thrones”

Fshati mesjetar i Peñíscolas, në bregun verior të Valencias, ka një kala spektakolare të ndërtuar nga templarët, që rrethohet nga tre anë prej detit. Një vend ideal për një serial si Game of Thrones: këtu është rikrijuar Meereen, kështjella e mbretëreshës Daenerys

Screen Shot 2016-08-12 at 15.51.07

Një qytet ekzotik, një eunuk që është bërë aleat me një xhuxh, dragonj të lidhur me zinxhirë në bodrumet e një pallati labirint. Dhe një mbretëreshë flokëargjendë, e rrëmbyer.

Eshtë fillimi i sezonit të gjashtë të “Game of thrones”, seria e famshme televizive amerikane e xhiruar në Europë, për shkak të vendndodhjeve të përsosura për mjedisin e fantazisë mesjetare të romaneve të George Martin, tek të cilët është bazuar.

Në sagën e Game of Thrones, ky qytet është Meereen, më i madhi i atyre në Gjirin e Skllevërve, por edhe më sugjestionuesi, nga pikëpamja arkitektonike me Piramidën e Madhe, vendqëndrimi i krenares Daenerys Targaryen (trashëgimtarja legjitime e Fronit të Shpatave), që dominon peisazhin.

Në realitet është Peñíscola, një qytezë-kala po kaq sugjestionuese në brigjet mesdhetare të Spanjës, si dhe një prej qendrave turistike më të njohura të provincës së Castellon, në Komunitetin Valencian.

Screen Shot 2016-08-12 at 15.51.56Vendi është mbresëlënës, dhe është e lehtë të kuptosh përse është zgjedhur nga HBO për t’u shfaqur që nga episodi i parë i vitit 2016. Në fundin e një gjiri të madh – Playa Norte, 5 kilometra plazh – i populluar nga pallate të lartë të një arkitekture të viteve Gjashtëdhjetë ngrihet, pothuajse papajtueshëm, një gadishull shkëmbor, me një kështjellë në kulm, përforcuar me mure dhe rrethuar nga deti. Vetëm një rrip i vogël toke e mban të lidhur me qendrën e vërtetë urbane, një destinacion i pushuesve të afeksionuar.

Për shkak të kësaj bukurie, për të qenit një qytezë që të rikthen në Mesjetë, nga fundi i shtatorit deri në javën e parë të tetorit të vitit 2015 fshati ishte mbushur me aktorë dhe figurantë, shpesh të rekrutuar mes vendasve, të gjithë të betuar në mënyrë rigoroze për të ruajtur heshtjen, në të kundërt do të merrnin një gjobë astronomike. Dhe me të gjitha shtëpitë me pamje nga vendxhirimet super të blinduara të marra me qira nga ‘Hbo, për të mbrojtur kundër fotografive të vjedhura dhe pamjeve klandestine.

Një qytet dhe dy shpirtëra

Pjesa e vjetër e Peñíscola është e ndarë nga ajo moderne, që plotëson dëshirat e çdo publiku, të ndryshëm në çdo sezon. Nga klubet që gjallërojnë netët verore, tek restorantet e nivelit të lartë të fshehur prapa arkitekturave modeste, të hapur edhe në dimër, shëtitorja është gjithnjë e mbushur me njerëz, që këtu vijnë edhe për të ecur, vrapuar ose stërvitur. Por vendet më të mira janë ata mu nën kala, ku mund të drekosh mespërmes valëve, në kuptimin e drejpërdrejtë, pranë vetratave që goditen nga dallgët në netët e stuhishme.

Screen Shot 2016-08-12 at 15.51.59Nga këtu, nga calle Porteta, mund të filloni shëtitjen në kala, një kon i cunguar ku mbërrihet duke u ngjitur në një spirale, përgjatë rrugëve të bëra me hije dhe shkëmbinj. Hyhet nga Portal de Santa María, e 1754, një rrugë e shkurtër që ju lejon të dilni drejt e në shesh dhe famullinë me të njëjtin emër, në zemër të Casco Antiguo. Ose, më mirë akoma, Portal Fosc e gjashtëqindës, që deri në shekullit e tetëmbëdhjetë ishte hyrja kryesore në muret e Rilindjes, me gur të bardhë, zbukuruar me motive ushtarake dhe heraldikë. Kjo të shpie sjell në Parque de Artillería, tani një “belvedere” paqeje botanike me palma, ullishte dhe specie vendase të Parque Natural de la Sierra de Irta. Vazhdohet deri në Iglesia de la Virgen de la Ermitana, vendi i shenjtë tejet elegant i shekullit të tetëmbëdhjetë, në stil barok Valencian, në krah të Kalasë, si dhe Plaza de Armas, që ndizet me drita dhe vallëzime gjatë verës, e ruajtur nga një statujë bronzi e Papës Luna, anti-Papa spanjoll, i cili vdiq këtu në vitin 1423.

Stadium me pamje të Mesdheut

Screen Shot 2016-08-12 at 15.52.04Kalaja është aty, e ruajtur përsosmërisht, edhe pse pothuajse tërësisht e pamobiluar. Mjediset e hyrjes janë të errët, por vetëm disa hapa dhe del në dritën verbuese të oborrit qendror, ballkon i madh me pamje nga deti dhe bregdeti, me të gjithë gjysmëhënën e veriut bregdetar si panoramë. E ndërtuar në pikën më të lartë (64 metra) të shkëmbit që dominon vendbanimin, kalaja është ndërtuar në një shkëmb të pathyeshëm nga Templarët, mes viteve 1294 dhe 1307, mbi gërmadhat e një Alcazaba (kala) e lashtë arabe. Pastaj erdhi koha e Avignonit dhe Ndarja e Madhe (shekulli XIV-XV), dhe Kalaja u bë bazilikë nën Antipapët spanjollë Benedikti XIII, i njohur si Papa Luna, i cili banoi këtu nga 1411 në 1423, dhe Clement VIII, i cili u vendos pas vdekjes së paraardhësit të tij. Por, në praktikë, rinovimet arkitektonike janë të parëndësishme.

Screen Shot 2016-08-12 at 15.52.14Disa hapa nga kompleksi ndodhet Fari, më tej vazhdohet mes hapjeve të vogla plot diell, me dyqane suveniresh, dhe shtigjet deri tek muret, duke kaluar nga Casa de las Conchas, një ndërtesë gri-blu e mbuluar me guaska, si dhe Museu de la Mar. Një shëtitje e këndshme përgjatë murit rrethues – 230 metra i gjatë – në restorante dhe kafene, dhe e gjeni veten në Bufador, një çarje në shkëmb, nën të cilin valët zvarriten, duke arritur deri në dritaret e shtëpive kur ka stuhi të forta. Edhe disa dhjetëra metra dhe lë pas Portal de Sant Pere, një hark i madh i ndërtuar nga Papa Luna dhe zbukuruar me stemën e tij, që tani të nxjerr në port. Atje ku flota e Meereen (Game of thrones) funoset mes flakëve, atje ku gjithçka (ri)fillon. /Në shqip nga bota.al

(Materiali nuk mund të ribotohet pa  miratimin e bota.al)

Leave a Reply

Back to top button