Bota

Kalifornia, pamje apokaliptike. Zjarret pranë Los Angelesit (Fotografitë)

Era nuk zbutet dhe Kalifornia jugore vazhdon të digjet. Janë tashmë 230 mijë njerëz që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, mijëra hektarë tokë në flakë, qindra shtëpi të djegura dhe të shkatërruara. Nga periferitë jugore të Los Anxhelosit në San Diego, qyteti i madh në kufi me Meksikën, flakët po përparojnë dhe retë e tymit mund të shihen milje larg. Ka fusha të shkatërruara dhe forca e erës – që agjencia kaliforniane për luftën kundër zjarreve e ka kualifikuar me forcën 1 (më e ulëta në shkallën me të cilën klasifikohen uraganet) – arriti dje edhe 120 kilometra në orë. Tani frika më e madhe është se zjarret mund të godasin në Los Anxhelos, zyrat e qendrës dhe lagjet rezidenciale rreth Hollivudit dhe kodrat që zbresin në Santa Monica. Deri më tani, rajoni më i prekur është ai i Venturës, pak kilometra në veri të “Qytetit të Engjëjve”, ku mbi njëqind mijë vetave u është dashur të largohen nga shtëpitë, dyqanet, zyrat dhe madje edhe nga një qendër pritëse e përgatitur për t’u marrë me situatën. Temperaturat e larta të këtyre ditëve (në Los Angeles edhe dje termometri regjistronte rreth 25 gradë) krijojnë kushte që autoritetet e Kalifornisë i kanë përcaktuar si “jashtëzakonisht të rrezikshme”. Presidenti Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndarjen e fondeve të ndihmës federale, pas një kërkese nga guvernatori i shtetit Jerry Broun. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button