Bota

Kalorësi i Apokalipsit hebre

Screen Shot 2015-07-24 at 13.20.01Nga Shlomo Ben-Ami

Tel Aviv – Marrëveshja bërthamore, e arritur nga Irani dhe 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Kombeve Sigurisë së Bashkuara (Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania) plus Gjermaninë, nuk ka të bëjë me kapitullimit e Iranit, siç do të dëshironte kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Dhe ky pakt është po aq i papërsosur, sa mund të jetë çdo lloj marrëveshje e negociuar mes palëve në konflikt. Gjithësesi, ajo krijon një kornizë solide për të parandaluar Iranin, nga prodhimi i armës bërthamore për 10-15 vitet e ardhshme – dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.

Nëse do donte, Netanjahu mund të fitonte shumë kredite për këtë arritje. Sikur ai të mos ushqente histerinë globale mbi ambicjet bërthamore të Iranit, dëmtuar sanksionet ndërkombëtare ndaj regjimit, që përfundimisht e shtynë Iranin tek një marrëveshje, e cila nuk është zbatuar kurrë më parë.

Por Netanjahu ka insistuar me kokëfortësi, se marrëveshja është një fiasko strategjike, duke përmendur paqartësitë e tij në çështje të tilla si mekanizmi i inspektimit, numri i centrifugave që do të lejohet të ketë Irani, dhe kushtet për rivendosjen e sanksioneve, nëse Teherani shkel marrëveshjen.

Në ndjekjen e këtij kursi, Netanjahu ka humbur jo vetëm mundësinë për të pretenduar një fitore të madhe diplomatike; ai ka përforcuar ndërkaq edhe izolimin ndërkombëtar të Izraelit.

Netanjahu tashmë është duke bërë gjithçka që mundet, për të bindur Kongresin e SHBA-së të miratoje një “rezolutë mospajtimi”. Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë, sidomos në një vit zgjedhor, dhe duke patur parasysh se kjo do të kërkonte që 13 senatorë dhe 48 kongresmenë demokratë, të ndahen nga presidenti amerikan Barak Obama.

Në fakt, përpjekjet e Netanjahut kanë shkaktuar vetëm shndërrimin e Izraelit, në një çështje gjithnjë e më përçarëse partiake, në politikën amerikane. Kjo është një lojë e rrezikshme: në të shkuarën SHBA-ja, ka acaruar shpeshherë marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare për të mbështetur Izraelin; ndërsa është më pak të gatshme për ta bërë këtë sot.

Edhe nëse Netanjahu arrin të sigurojë një rezolutë të tillë nga Kongresi i SHBA-së, duke vepruar kështu, nuk do t’i shërbeje interesave te veta.

Duke patur parasysh se rezoluta do të ndikojë vetëm tek mbajtja e sanksione të SHBA, ajo s’mund të anulojë marrëveshjen, me heqjen e sanksioneve nga ana të gjitha fuqitë e tjera ndërkombëtare, që japin motive të mjaftueshme për Iranin për të mbështetur fundin e kësaj marrëveshje.

C’është me e keqja, atëherë Irani mund të vendosë të nxitojë drejt ndërtimit të bombës, tanimë me mbështetjen e vendeve si Kina dhe Rusia, në kuadër të një sistemi gjithnjë e më shumë të fragmentuar ndërkombëtar.

Përkundër problemeve të dukshme me pozitën e Netanjahut, hedhja poshtë e kësaj marrveshje do të ishte një gabim. Në kundërshtim me besimin popullor, ai nuk është vetëm një politikan cinik, në kërkim të një axhendë për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme në rritje dhe konfliktin me Palestinën.

Fokusi i tij obsesiv ndaj Iranit – për të mos përmendur sjelljet në dukje irracionale, që po e çojne atë drejt një përballjeje politikisht vetëvrasëse me SHBA, mirëbërësi më i rëndësishëm i vendit të tij – buron nga bindja e rrënjosur thellë, një sistem mendimi politik, dhe perspektiva e tij në historinë hebraike.

Netanyahu është një ideolog i katastrofës hebreje. Pikëpamja e tij mbi historinë hebraike, pasqyron atë të babait të tij, historianit Benzion Netanjahu, i cili shkoi në Amerikë në vitet ’40, për të sfiduar dështimin e Aleatëve për të shpëtuar çifutët e Evropës nga Holokausti, dhe në këtë mënyrë për të mobilizuar mbështetje për sionizmin.

Në fakt, Netanjahu rikujtoi përpjekjet e babait të tij, në fjalimin e mbajtur në Kongresin e SHBA marsin e kaluar. Por Netanjahu shkon një hap më tej, sesa thjesht duke kujtuar të kaluarën. Sionizmi supozohej t’i mundësonte hebrenjve të ndaheshin njëherë e mirë nga historia e tyre e dhimbshme. Megjithatë, Netanjahu e ka mbrujtur ekzistencën e shtetit izraelit me të gjitha ankthet, dhimbjet dhe shqetësimet e shkuara të popullit hebre.

Nuk ka rëndësi nëse Izraeli zotëron, sipas burimeve të huaja, një arsenal bërthamor, si dhe një ekonomi të fuqishme dhe një aleancë të fortë me vendin më të fuqishëm në botë. Për Netanjahun, ajo është në thelb një geto e vjetër hebreje, që përpiqet të rezistojë kundër kërcënimeve të pamëshirshme

Në këtë botëkuptim hobsian, kërcënimet mund të rrjedhin nga thuajse çdo zhvillim – politik, strategjike apo të tjera- dhe shumatoren e sfidave ekzistenciale të gjithë kombit hebre. E vetmja mënyrë për të shmangur katastrofën, është që të mbetet vazhdimisht vigjilent.

Me këtë logjikë, rreziqet dhe sfidat nuk mund të trajtohen me një pamje drejt rezolutës; ato duhet të mbahen si përkujtesa ndaj popullit hebre, për të mbajtur lart vëmendjen. Netanjahu do ta cilësojë si një çmenduri politike, nocionin, se marrëveshja bërthamore i hap një dritare 10-15-vjeçare aftësive politike kreative, për të reformuar politikën rajonale.

Një sistem rajonal i paqes dhe sigurisë, në bazë të një marrëveshje me vendet arabe, që përfshin atë për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, do të argumentonte ai, axhendën e ëndërrimtarëve naive, dhe jo një udhëheqës aq të vetëdijshëm për mësimet e historisë hebraike.

Nga ky këndvështrim, Palestina nuk është e ndryshme. Konflikti palestinez është gjithashtu i pazgjidhshëm;në rastin më të mirë, ai mund të menaxhohet. Me kontrollin e Hamasit në Gaza, përforcimi i pikëpamjes së Palestinës si një kërcënim, e galvanizon çështjen e kombit izraelit-hebre.

Nëse Izraeli do të shënojë një kthesë në raport me izolimin ndërkombëtar, dhe të ndihmojë ndërtimin e një mjedisi të qëndrueshëm të sigurisë rajonale, ai duhet të ndryshojë qasjen e tij.

Paranoja dhe antagonizmi, duhet t’i hapin rrugën një politike më të matur, me udhëheqësit izraelitë që diskutojnë mbi një kompensim potencial strategjik me SHBA-të, dhe punuar me fuqitë e tjera për të trajtuar mbështetjen e Iranit për Hamasin dhe Hezbollahun, e duke pasur parasysh një ringjallje të besueshme të negociatave të paqes me presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Partia Laburiste e Izraelit, e cila tani po debaton nëse do të bashkohet me qeverinë e Netanjahut, duhet të konsiderojë me kujdes, nëse ajo mund të sjellë një ndryshim të tillë. Në qoftë se nuk mund, dhe nuk del asnjë forcë tjetër për ta bërë këtë punë, profecitë e Netanjahut mbi rrezikun e një apokalipsi, bëhen vetë-përmbushëse.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – The Horseman of the Jewish Apocalypse

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button