“Unë nuk kam frikë nga ato që bota i quan “femra të bukura”. Unë kam frikë nga femrat e tjera. I trembem femrave që dalin nga shtëpia me pak makiazh në fytyrë. Kam frikë nga ato që dallohen se kanë kaluar një natë të mundimshme, nga rrathët e zinj poshtë syve. Kam frikë nga ato që shihen në pasqyrë dhe qeshin, sepse e shohin që i kanë rrëmujë flokët.
Kam frikë nga to. Nga ato femra që dallojnë edhe detajet më të vogla, ato detaje që nuk i kishe vënë re as tek vetja. Kam frikë nga ato femra që dinë si të rrinë pranë të tjerëve, nga ato që kanë mijëra kuriozitete dhe interesa. U trembem atyre femrave që edhe kur janë me shumë nxitim, sërish ndalen për të të dëgjuar, kur je në hall. Kam frikë prej atyre që përpara një komplimenti: “Je shumë e bukur”, skuqen, ndihen në siklet.
Kam frikë nga ato që i buzëqeshin jetës, çdo ditë, edhe kur kanë mijëra arsye për të mos e bërë këtë gjë. U trembem atyre që të dëgjojnë me të vërtetë. Atyre që dashurojnë të duken të bukura, por vetëm për një person. Atyre që dinë të qajnë.
Kam frikë prej atyre që vetëm për të kaluar një orë me dikë që duan, janë të gatshme të udhëtojnë me orë të tëra. Mjafton vetëm që ta takojnë. Kam frikë prej atyre që, pa të thënë asnjë fjalë, zgjedhin të rrinë, ndërkohë që ti je tepër i shpërqendruar për ta kuptuar këtë gjë dhe mendon vetëm të largohesh.
Kam frikë prej femrave të tilla, sepse femra të bukura bota ka plot. Femra të tilla në fakt, nëse i lë të largohen prej teje, nuk ke për ta ditur asnjëherë se në cilën pjesë të botës do të zhvendosen. Nuk ke për t’i rifituar më”. Abdou Mbacke Diouf