Thenie

Kam shumë gjëra për të më bërë falënderues. Kam shëndet, jam i lumtur dhe kam njerëz që më duan. Falë Zotit!

Në këtë ditë të shenjtë për myslimanët, disa thënie shumë të bukura mbi besimin

Faleminderit Zot, që më ke dhënë gjithmonë gjërat që kisha nevojë, në vend të gjërave që doja.

Kam shumë gjëra për të më bërë falënderues. Kam shëndet, jam i lumtur dhe kam njerëz që më duan. Falë Zotit!

Një tjetër ditë, një tjetër shans, për të ndrequr gabimet e të djeshmes. Faleminderit Allahut.

Mos e falëndero Allahun kur gjithë gjërat shkojnë si duhet. Falënderoje edhe kur jeta është plot sfida.

Jemi të bekuar prej Zotit në kaq shumë mënyra. Mbaje mend gjithmonë këtë dhe ji mirënjohës.

Allah: të lutem na beko me sy që shohin më të mirën tek njerëzit, me një zemër që fal më të keqen, një mendje që harron ligësinë dhe një shpirt që nuk e humb kurrë besimin.

Zot: ndryshomë, deri kur të jem bërë një njeri me të cilin je i kënaqur.

Durimi nuk ka të bëjë me sa shumë mund të presësh, por sa mirë sillesh ndërkohë që je duke pritur.

Ndonjëherë të duket se gjithçka po shkon keq, por nuk e kupton se Allahu është duke punuar për të vënë gjithçka në rregull.

Duhet të kalosh nëpër një periudhë zbrazëtie, për të qenë në gjendje të mbushesh me dashurinë e Zotit.

Allahu ua jep betejat më të vështira, luftëtarëve të tij më të fortë.

Kur trishtimi të mbush zemrën dhe lotët të rrjedhin nga sytë, mbaj mend gjithmonë tre gjëra:

Allahu është me ty. Sërish me ty. Gjithmonë me ty.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button