Personazhe

Kamila e paska joshur Karlin, për t’u hakmarrë ndaj një tjetër princeshe

Princesha Diana nuk e përmendte pothuajse asnjëherë me emër: Camilla Parker Bowles për të ishte thjesht “rottweiler”, uzurpatorja që i kishte vjedhur, siç shkruante ajo, “pesëmbëdhjetë vjet lumturi”, “duke fjetur me burrin tim të ardhshëm, edhe një natë para martesës”. Cilado qoftë e vërteta, ne kurrë nuk do ta dimë. Por bestselleri i fundit i shkrimtares së vlerësuar do të ndizen Penny Junor (e cila nuk e ka fshehur kurrë antipatinë për Dianën), “Dukesha: Historia e parrëfyer”, ka meritën për të sqaruar disa pasazhe të caktuara në historinë mes Karlit dhe Kamilës. Duke filluar me momentin që e nxiti: në fillim të viteve ’70.

Por lajmi që ka bërë të kërcejnë përpjetë tabloidet është një tjetër: Kamila, sipas Penny, vendosi të joshë princin jo nga dashuria, por për t’u hakmarrë ndaj të dashurit të saj në atë kohë, Andrew Parker Bowles, bashkëshorti i saj i ardhshëm.

Arsyeja? Ai ia dridhte me Princeshën Anna. Një histori me brirë, pasione dhe intriga në oborr, ajo që del nga kjo biografi shpërthyese në jetën e Kamilës.

Mes printit Karl që shkrimtarja e quan “arkitekti i katastrofës së shtëpisë Uindsor” dhe Lady Diana, që nuk hezitonte të gënjente për të delegjitimuar rivalen, figura e Dukeshës qëndron në libër si një model balancimi dhe auto-ironie. A po përgatitet terreni për një kurorëzim të ardhshëm? Kate është e paralajmëruar, nëse e lejon Nëna Mbretëresha. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button