Shkence

Kanabisi përmirëson shikimin gjatë natës

Kanabisi është gati të bëhet ilaç i ri çudibërës. Përbërësit aktivë të bimës famëkeqe, është zbuluar të kenë potencial për të lehtësuar një seri të gjatë sëmundjesh, nga kanceri tek epilepsia, dhe tani, eksperimentet me kafshët, të kryera nga Instituti Neurologjik i Montrealit në Kanada, tregojnë se kanabisi gjithashtu përmirëson shikimin. Kanaboidët rrisin aktivitetin e qelizave të retinës, të cilat bëhen më të ndjeshme ndaj dritës.

Mbetet e paqartë nëse efekti është i njëjtë tek njerëzit, por ka dëshmi për ta sugjeruar këtë. Më parë, studimet shkencore nga Maroku dhe Xhamajka kanë treguar se fshatarët dhe peshkatarët përmirësojnë ndjeshëm shikimin gjatë natës, pas konsumimit të kanabisit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button