Shendeti

Kanceri kolorektal, shkaktari i tretë i vdekjeve nga kjo sëmundje

Kanceri kolorektal, një lloj kanceri që vepron në fshehtësi është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga kanceri në Amerikë. Marsi është muaji i kancerit kolorektal dhe për këtë duhet të ngrini nivelin e njohjes së simptomave dhe vlerësimit. Ky lloj kanceri prek zorrën e trashë dhe rektumin dhe mund të shfaqet pa asnjë simptomë. Analizat mund të zbulojnë kancerin në një etapë shumë të hershme dhe të tilla janë ato të feçeve, kolonoskopia si dhe mjaft procedura të tjera. Rekomandohet që personat me risk normal të fillojnë screening (analiza) në moshën 50 vjeç, personat me faktorë risku më të lartë si ata me paraprijës të sëmundjes Chron, sëmundje intestinale,  markues gjenetikë duhet të fillojnë më herët. Kanceri vret afërsisht 50 000 amerikanë. Është vërtetuar se shtimi i aktivitetit fizik, mungesa e alkoolit, eliminimi i duhanit zvogëlojnë riskun. Kanceri kolorektal është shumë  i trajtueshëm dhe sa më parë të zbulohet aq më të mira do të jenë mundësitë e mbijetesës. Disa nga ushqimet e rekomandueshme janë frutat dhe perimet, pirja e shumtë e ujit, limitoni kafeinën, përdorni sa më shumë probiotikë të tipit kos, përdorni fibra të tipit grurë, tërshërë, kuinoa, oriz kaf, eliminoni sheqerin, hani në porcione të shpeshta dhe të vogla. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button