Horizonti.al

“Kandili i detit” misterioz, që u shfaq mbi Petrozavodsk

Seria: Dëshmitë e pabesueshme mbi UFO-t në ish-dosjet sekrete të Bashkimi Sovjetik

Rreth orës 4:00 të mëngjesit të 20 shtatorit të vitit 1977, punëtorët e riparimit të anijeve në qytetin e Petrozhavodskit, do të shihnin një kokë me një “dritë verbuese” mbi Liqenin Onega. Dëshmitarët më vonë do të thoshin se duke u afruar, ai dukej si një “kandil deti i përndezur”.

Për më tepër, pasi ndaloi dhe qëndroi pezull në të njëjtin vend për disa minuta, do të dërgonte “disa rreze drite shumë të holla”, sikur të përgatitej për të nisur ndonjë sulm. Pas 12 minutash, dritat u errësuan dhe objekti “u transformua në një gjysmërreth të ndritshëm”, përpara se të kthehej ndej nga kishte ardhur me një shpejtësi të madhe.

Autoritetet sovjetike, do të supozonin se incidenti ishte i lidhur me një teknologji të Luftës së Ftohtë të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, shumica e dëshmitarëve të ngjarjes, dhe një numër gjithnjë në rritje qytetarësh dhe akademikësh sovjetikë, nuk u bindën nga ky shpjegim. Sovjetikët do të nisnin një hetim zyrtar, megjithëse sekret, për këtë incident. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button