Shkence

Karburantet bërthamore, burimet energjetike të së ardhmes… kozmike

Sigurisht ne nje te ardhme jo te larget, njerezit do te mesojne te ndezin dhe te fikin diejte e tyre artificiale

screen-shot-2016-10-20-at-7-24-22-pm

Te gjitha paisjet teknike, nga mekanizmat me te thjeshta deri te mekanizmat me te nderlikuara nuk mund te funksionojne pa bazen e vet energjitike. Nga thjeshtesia e nje llampe elektrike e deri te raketa kozmike, nuk mund te perfytyrohen pa burimet e energjise, qe i ve ne funksion keta dy mekanizma. Nje nder burimet themelore energjetike e nder me te rendesishmit eshte Dielli. Energjia diellore shfrytezohet ne menyra te ndryshme, jo vetem prej njeriut, por eshte burimi baze energjetik i natyres, fale te cilit behet e mundur biosinteza, duke siguruar dhe vazhdimesine e jetes ne Toke. Nje nder burimet energjetike themelore eshte dhe nafta, teksa vetem 50 vitet e fundit eshte harxhuar 3/4 e energjise qe eshte perdorur qe prej fillimit te shoqerise njerezore, e gjer ne ditet e sotme.

Nuk mund te mos mendojme se me kete shpejtesi te konsumimit te ketyre burimeve si nafta, gazi, nje dite te ngelemi me duar ne xhepa, fale shterimit te ketyre burimeve energjetike baze, te teknikes sone. E keshtu, rreth viteve 2070-2120 te kemi dhe veshtiresite e para ne gjetjen e ketyre burimeve, ku ndoshta rreth viteve 2200, te mos kemi piken e naftes, gazit, qymyrit duke filluar dhe fazen e “urise” per energji dhe nje planet te mykur nga ndotesit industriale. Nje histori qe na kujton fabulen me milingonen dhe gjinkallen, milingona punonte sot per t’u ushqyer mot ndersa gjinkalla punonte sot per t’u ushqyer neser, dhe ne fazen e dimrit ne shterimin e ushqimit nuk mbetej veçse fundi fatal, qe vlen dhe per ne njerezit, nese vazhdojme me kete ecuri te keq- shfrytezimit e keqmenaxhimit te burimeve natyrore.

-Ç’do te behet me tej?

Sigurisht qe njeriu ka ne dore nje burim energjie i cili mund te jape rreth 100 here me teper energji, nga ajo qe pritej prej naftes, gazit natyror.

Shfrytezimi i energjise berthamore te elementeve te rende – uranit dhe toriumit. Kjo energji çlirohet gjate procesit te ndarjes se berthamave. Procesi i ndarjes, i cili njihet si reaksioni zinxhir, ngjason me nje epidemi ku mbartes i saj nga njera berthame ne tjetren eshte neutroni. Por ky lloj karburanti berthamor ka nje te mete, mbeturinat e djegies se tij jane lende me radioaktivitet te larte, i cili eshte nje rrezik i larte per qeniet e gjalla dhe natyren tone. Por nuk mund te thuhet se problemi i burimeve energjitike eshte i zgjidhur, pasi rezervat e uranit e te torit ne Toke nuk jane mjaft te medha, dhe sasia e energjise te nje procesi te tille eshte e pakontrollueshme per nje sistem motorrik te nje mjeti fluturues. Atehere duhen kerkuar burime te tjera energjitike, ku per fiziken e diteve tona eshte nje nga problemet themelore. Shkencetaret i kane shpresat te nje burim tjeter energjetik, i cili mund te kete nje te ardhme te madhe. Behet fjale per shfrytezimin e energjise qe permbahet ne berthamat e elementeve te lehta, ne berthamat e izotopeve te hidrogjenit.

Nje nder llojet e hidrogjenit eshte dhe deuteri (me peshe atomike sa dyfishi i hidrogjenit te zakonshem). Ai ka energji qe mund te çlirohet gjate procesit te sintezes berthamore, ne kete proces, berthamat bashkohen duke dhene berthama elementesh me te renda, psh. berthama heliumi (edhe neutrone), ose berthama te izotopit tjeter te hidrogjenit, tritiumit (me peshe sa tre here te hidrogjenit te zakonshem). Rezervat energjetike jane 100-milion here me shume sesa te burimeve te uranit apo toriumit, thjeshte po te mendoni sasine e hidrogjenit qe gjendet ne lumenjte apo oqeanet tona. Sintezat, ose siç quhen reaksionet termoberthamore njeriu i ka realizuar ne bomben me hidrogjen. Por sinteza ketu ka karakterin e nje shperthimi gjigand me fuqi shkaterruese kolosale. Por qe te jete frytedhenese kjo sasi energjie duhet siguruar nga nje proces reaksioni termoberthamor te kontrolluar, nepermjet se cilit te marrim energjine nga berthamat jo njeheresh, brenda nje fraksioni te vogel te sekondes, por dalengadale, ne sasi te mjaftueshme energjie e ne intervale kohore afatgjate.

A munde te realizohet nje gje e tille nga njeriu?

Natyra ia ka arritur tashme, nje shembull konkret i realizimit te reaksionit termoberthamor te kontrolluar apo nje sinteze te kontrolluar eshte: “Dielli”, nje laborator gjigant ne te cilin kryhet sinteza e berthamave te hidrogjenit duke prodhuar dhe sasi te medha te heliumit, ky i fundit i zbuluar me anen e analizes spektrale, qe ne fillim mendohej se nuk gjendej ne natyre prandaj nga fjala greke “´Ηλιος-Helios-(ILIOS)” qe do te thote Diell, ka marr dhe emrin helium. Por sinteza berthamore nuk mund te zhvillohet vetvetiu pa krijuar kushtet e posaçme. Sa kohe qe lenda eshte ne temperature te ulet, nuk mund te kryhet sinteza berthamore. Qe te bashkohen berthamat e deuteriumit, duhet te afrohen me njera tjetren, por duke pasur dhe ngarkesa elektrike te se njejtes shenje-pozitive, ato e shtyjne njera tjetren e kjo pengon arritjen e afrimin e nevojshem qe duhet, per t’u kryer sinteza, per te mposhtur shtytjen elektrike duhet qe shpejtesia kinetike e berthamave te jete shume e madhe. Kjo nga ana e saj arrihet vetem kur lenda ka temperature shume te larte. Per kryerjen e sintezes berthamore duhen temperatura qe i kalojne 100-milion gradet. Mos te harrojme se vetem ne siperfaqen e diellit, temperatura eshte 6000 grade C dhe ne brendesi arrin vetem disa milion grade. Psh: per sintezen e deuterit me tritiumin munde te merren temperatura nga 250-300 milion grade apo te deuterit me deuter ne 500 milion grade. Por lind pyetja: A ka material qe u reziston ketyre temperaturave?

Metodat eksperimentale per te arritur kete qellim si nepermjet “kurtheve magnetike”, “pasqyrave magnetike” per te mbajtur plazmen e lendes ne boshllek ne nje sistem te izoluar nuk jane te suksesshme. Duke ditur qe çdo lende qe arrin ne temperaturen 10 mije grade kthehet ne gjendje te plazmes, ku ne rastin konkret plazma do kete dy lloje thermijash: berthamat e deuterit dhe elektronet. Per reaksionet termoberthamore te drejtuara duhen kombinuar tri gjera; temperatura e larte, edhe dendesia e pershtatshme, edhe koha e izolimit ne disa dhjetera sekonda. Sot shkencetaret jane ne gjendje t’i zgjidhin veç e veç keto detyra, por nuk jane ne gjendje qe kete nyje te trefishte ta zgjidhin me nje te prere. Duke perftuar sasi te medha energjie me porcione ne intervale kohore me te gjata.

Mbase duhet te ekzistojne ligje fizike, zbulimet e te cilave do te na nxirrnin ne pah vetite fizike te lendes qe na bejne te mundur kontrollin e reaksioneve termoberthamore. Eshte si nje epidemi e cila nuk eshte e kurueshme por e kontrolluar, vetem atehere munde te themi qe energjia e sintezes berthamore eshte ne doren tone e tashme e kontrolluar.

Arritja e zbulimit te vetive te reja te forcave berthamore, ligjeve natyrore, kombinacioni i duhur i temperatures-dendesise-kohes do te benin qe energjia termoberthamore te mund te sherbente si baza funksionale ne fusha te ndryshme te industrise dhe si burim i vetem funksional i raketave kozmike, si dhe ajo qe do te bente plotesisht te realizueshme udhetimet dhe eksplorimin e hapesires. Nuk mund te themi se sasi aq kolosale energjie sado te reduktuara qofshin do perdoreshin per pajisje teknike te energjive te uleta, pasi dhe energjia e djegies berthamore ka efektet negative mbi natyren. Keshtu qe ecuria dhe drejtimi funksionalizues i energjive te sintezes duhet te kete nje drejtim te paracaktuar ne sektoret energjitike, ne dobi te mireqenies dhe sigurise, se shoqerise sone njerezore.

Sigurisht ne nje te ardhme jo te larget, njerezit do te mesojne te ndezin dhe te fikin diejte e tyre artificiale.

Fabiol Kurti

bota.al

Leave a Reply

Back to top button