Bota

Katalonjë, radhë të gjata për të votuar. Ka përplasje me policinë

Votimi ka filluar në disa zona elektorale në Katalonjë që kanë qenë të hapura në orën 9. Në disa vendvotime ka ndërhyrë policia spanjolle. Mijëra njerëz janë të përqendruar në të gjithë vendin, përpara vendvotimeve, të cilat në shumë raste janë të mbrojtura nga traktorët e Sindikatës së Fermerëve Katalonjas.

Agjentët e Gardës Civile Spanjolle në veshje anti-trazira ndërhynë në Sant Julià de Rumis në Girona, ku në orën 9.15 pritej të votonte presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont. Agjentët spanjollë kanë larguar shtypin dhe po përdorin forcën për të larguar turmën e qytetarëve të përqendruar në mbrojtje të vendvotimit.

Pavarësisht shiut dhe vendosjes s forcave policore të gatshme të Madridit, qindra njerëz kanë zënë radhë tashmë jashtë qendrave të votimit në Barcelonë, gati për të hedhur votën e tyre në referendum. Sipas raporteve nga shtypi lokal, aktivistët pro-pavarësisë e kaluan natën duke ruajtur qendrat e votimit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button