Shkence

Kemi evoluar për të jetuar në lartësi të mëdha

Deri pak kohë më parë, është menduar se njeriu kishte ndalur së evoluari, në të kaluarën e largët. Por studimi i gjenomit njerëzor ka treguar se biologjia jonë vazhdon të ndryshojë për t’iu përshtatur mjediseve të reja. Lartë në male shumica prej nesh e gjejnë të vështirë që të marrin frymë dhe përthithur nivelin e ulët të oksigjenit në ajër. Njerëzit e Andeve, megjithatë, kanë zhvilluar një tipar gjenetik, i cili bën që hemoglobina e tyre të fiksojë më shumë oksigjen. Tibetianët dhe etiopianët janë përshtatur në lartësi në mënyrë të pavarur, duke demonstruar se përzgjedhja natyrore ndjek shtigje të ndryshme, për të arritur në të njëjtin rezultat: mbijetesën. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button