“Kishte ditë kur ajo kthehej nga puna dhe qëndronte me minuta të tëra përpara pasqyrës. Unë bëja sikur nuk e vija re, ndërkohëqë e kisha kuptuar se ishte e shqetësuar. Ajo shtrëngonte barkun, ngrinte lart gjoksin dhe shihej përballë dhe në profil se si dukej me përmasa më të reduktuara. Një ditë vendosa ta hiqja pasqyrën nga dhoma dhe e fsheha. Kur ajo erdhi nga puna, la çantën në varësen e rrobave dhe erdhi në dhomën e gjumit për tëvazhduar ritualin e përditshëm. Pasi pa se pasqyra mundonte, mëpyeti se ku e kisha lënë. “E hodha poshtë”, i thashë unë, ndërkohë që ajo më pyeti menjëherë e habitur: “Pse?”.
“Sepse pasqyra nuk reflekton atë që shoh unë. Unë shoh njëfemër të bukur, që punon fort për të realizuar ato që i vendos vetes si synime, që studion, që është nëna e fëmijëve të mi dhe pavarësisht gjithë këtyre, gjen kohë për të dalë edhe me mua.Unë e di se kur e sheh veten në pasqyrë, nuk arrin të shohësh asgjë nga këto që të përmenda”, i thashë unë. Ajo ndenji pak pa folur dhe vura re se iu mbushën sytë menjëherë me lotë. Erdhi drejt meje me nxitim, më përqafoi fort dhe më pyeti: “Çfarë do të isha unë pa ty?”. “Unë nuk e di se çfarë do të isha pa ty”, iaktheva.
Ndonjëherë, gjithçka për të cilën kemi nevojë, është thjesht njëfjalë dashurie. Kemi nevojë t’ia vëmë në dukje personit që kemi pranë se çfarë ndiejmë për të, se sa shumë e duam dhe se çfarëkuptimi i kanë dhënë jetës sonë. Kemi nevojë t’ia bëjmë të ditur se ajo që ndiejmë për të, shkon përtej asaj që reflekton njëpasqyrë”.