Your Life

9 shenja që edhe ju keni inteligjencë të lartë emocionale

Screen Shot 2016-04-12 at 13.47.59

Inteligjenca emocionale si koncept iu prezantua së pari publikut në vitin 1964, nga Michael Beldoch. Ajo i referohet aftësisë së një individi për të njohur jo vetëm emocionet e veta, por edhe të të tjerëve.

Një person inteligjent emocionalisht mund të njohë dhe prioritizojë ndryshimet në ndjenjat e veta. Më poshtë janë disa tipare të zakonshme të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale.

  • Ju hiqni dorë nga e kaluara

Ne nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur tashmë. Ju përpiqeni të mbani në mendje limitet e ndikimit tuaj. Fokusoheshin tek e tashmja, me shpresën për një të nesërme më të mirë. Në po të njëjtën mënyrë, ju përpiqeni të mos keni pritshmëri të mëdha nga ndonjë sipërmarrje, apo person.

– Ju dini si dhe kur të thoni jo

Kjo është një aftësi tejet e rëndësishme. Ne duhet të ndihemi të fortë për të refuzuar me sukses formacione apo njerëz që nuk janë të shëndetshëm, apo që nuk përcjellin pozitivitet për suksesin dhe lumturinë tonë. Për të thënë këtë duhet më shumë se sa forcë vullneti. Takti ndihmon për të bërë që vendimet tuaja të “ngjisin”. Ju bëni më të mirën për të qenë të qartë në fjalë dhe në veprime, duke marrë kohë për t’u shpjeguar.

  • Pranoni pikat tuaja të forta dhe pikat e dobëta

Ju jeni tejet të vetëdijshëm për veten tuaj. Gjithësecili ka pika të forta dhe pika të dobëta. Ju jeni i përulur për pikat e forta dhe nuk u largoheni pikave të dobëta. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për hollësitë e personalitetit tuaj, me siguri që do të shkoni përtej limiteve tuaja dhe kjo do të jetë një rrugë e sigurtë drejt dështimit.

– Jeni një gjykues i mirë i karakterit

Vetëdijësimi dhe natyra juaj e zgjuar ju bën që të shihni qartësisht cilësitë dhe detajet e qëllimeve dhe personalitetit të të tjerëve.Kur të tjerët përpiqen të fshehin formimin e tyre të brendshëm dhe projektohen së jashtmi, ju bëheni menjëherë të vetëdijshëm për mungesën e kontaktit të sinqertë. Ndonëse jo gjithmonë mund të jeni në gjendje të shihni se cfarë po fshehin, ju të paktën e dini se janë falsë.

  • Ju përqafoni ndryshimin

Njerëzit inteligjentë emocionalisht janë profesionistë në përshtatjen dhe fleksibilitetin. Ju nuk keni frikë nga e ardhmja, dhe u besoni aftësive tuaja. Ju e dini që mund të ngriheni për të përballuar cdo sfidë.

– Jeni nga natyra kureshtarë për të tjerët

Ky interes nuk lind thjeshtë sepse njerëzit janë tërheqës, por duke mësuar për të tjerët, ju fitoni më shumë dije për këndvështrimet e ndryshme. Dhe kjo dije rrit vetë kapacitetin tuaj për t’u rritur më shumë dhe aftësinë për t’u shprehur më mirë.

  • Ju identifikoni dhe largoni njerëzit toksikë

Ka mjaft vuajtje dhe negativitet në botë. Njerëzit që zgjidhni të mbështeteni dhe që janë të gatshëm të ndërveprojnë, janë elementë pozitivë. Nuk mundemi t’i shmangim gjithmonë njerëzit toksikë. Kur ju duhet të ndërveproni me ta, ju mbani veten në kontroll dhe i merrni fjalët e tyre jo seriozisht.

  • Ju i kushtoni vëmendje dietës dhe pushimit

Qëndrimi të mirëushqyer dhe pushimi i mjaftueshëm përkthehen në një gjendje mendore dhe emocionale të përmirësuar. Marrëdhënia juaj me këta elementë është e shëndetshme.

  • Ju vlerësoni atë që keni

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale mund të pikasin bekimet dhe janë mirënjohës për to. Ju e shihni qartë se si praktikimi i mirënjohjes jua rrit cilësinë e jetës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button