Enciklopedike

Keni ndjerë praninë e fantazmës? Tani e dimë pse-në

Screen Shot 2015-02-20 at 12.49.14 PMPrania e fantazmave – ndjesia e dikujt pranë jush kur në fakt aty nuk është askush – mund të jetë përpjekja e trurit tuaj për të kuptuar informacione që bien ndesh mes tyre. Për herë të parë janë identifikuar rajonet e trurit të përfshira në haluçinacione – dhe një prani fantazme tek njerëzit që janë mendërisht të shëndetshëm.
Eshtë hedhur pra dritë mbi arsyen pse disa njerëz me gjendje të tilla si skizofrenia dhe epilepsia ndjejnë një prani alieni aty pranë, dhe mund të shpjegohet gjithashtu pse alpinistët raportojnë shpesh se kanë ndier praninë e atij që e kanë quajtur “njeriu i tretë”. Kjo gjendje, e quajtur ndjesia e pranisë (FoP) nuk ka komponent pamor, në ndryshim nga eksperiencat jashtëtrupore. “Eshtë më shumë mistike,”  thotë neurologu Olaf Blanke i Insitutit Federal zviceran të Teknologjisë në Lozanë. “Juve jeni i bindur se ka diçka, por nuk shikoni ndonjë gjë, nuk dëgjoni asgjë.”
Duke studiuar njerëz me epilepsi të cilët kanë raportuar se kanë ndjerë një prani, Blanked dhe skuadra e tij gjetën dëmtime në tre rajone të trurit: në vendbashkimin temporale-anësor (TPJ), në insula dhe në korteksin frontal-anësor. Bazuar në këtë, ai beson se Feeling of Presence (Ndjesia e Pranisë) përfshin shqetësime jo thjesht në integrimin e ndijimeve të jashtme dhe të brendshme në vendbashkimin temporal-anësor dhe  insula, por gjithashtu në sinjale të lidhura me lëvizjen – ku këta të fundit përpunohen në korteksin frontal-anësor.

Leave a Reply

Back to top button