Analiza

Keqtrajtuam islamin e moderuar, tani kemi luftë

Përpjekja për të eksportuar demokracinë në vendet myslimane ka dështuar. Edhe mbulesa e “fesë së paqes” është tërësisht e rreme: feja e tyre ka për qëllim të pushtojë, veçanërisht sot

Nga Fiamma Nirenstein*

Eid al-Fitr celebrations in GreecePërgjatë viteve të shkuara, kur ende mendonim se demokracia ishte e eksportueshme, Islami i moderuar ka qenë protagonisti i një numri të madh aktivitetesh ndërkombëtare. Natan Sharanski, Bernard Ljuis, Vasllav Haveli, Aznari, unë vetë me fondacionin “Magna Carta”, intelektualë amerikanë, përfshirë edhe historianin e kulturës islame Harold Roud, organizuam konferenca të shumta në Uashington, Romë, Pragë, në mënyrë që demokratët t’i flisnin botës.
Mjerisht këtë e besuam vetëm ne: zërat e tyre, u cilësuan si “të së djathtës” dhe për pasojë mesazhet e tyre u harruan. Dhe sot vajtojnë islamin e moderuar, ndërsa të gjithë dëgjojmë sloganin se “Islami është një fe e paqes”. Edhe nëse kjo e fundit do të ishte tërësisht e vërtetë, ky fakt nuk do të kishte asnjë rëndësi për momentin. Pasi edhe në rast se ekzistojnë grupe islamikësh të moderuar, në këtë moment është mbizotëruese ideja që e lidh këtë fe me interpretimin e një islamit dominant dhe mizor. Është shumë e qartë, që sot mesazhet pozitive të kësaj feje janë tejkaluar nga dukuritë agresive dhe janë këto të fundit që duhen menaxhuar.
Mua më vjen keq qe e them, por shkoni e shihni nëpër medresetë, tek shoqatat “kulturore”, në mesin e atyre që kanë ndërruar besimin, madje pyesni veten tuaj lidhur me çështjen e krimit të opinionit. Tashmë, islami duhet të vëzhgohet me syrin e ngjarjeve më të fundit që kanë ndodhur.
Integrimi nuk ka funksionuar, madje brezi i dytë dhe i tretë kanë haptazi tendencë të radikalizohen edhe më shumë se më parë. Sepse, cilatdo qofshin arsyet dhe gabimet tona, triumfon shpesh tek të rinjtë myslimanë një dëshirë për një identitet të ri, që mëton të identifikohet me sheriatin e interpretuar sipas kritereve më të lashta. Është njëlloj, sikur duke ndjekur rregullat e Biblës, të dënojmë shkelësit e kurorës dhe tradhëtarët në zjarr, me plumb të shkrirë apo duke i goditur me gurë.
ISIS-i ka shfaqur së fundmi imazhe makabre nga kokat e prera ngadalë, hedhja e homoseksualëve nga çatitë e shtëpive, fakte këto që për ne janë fantazi të cilat i përjetojmë me tmerr vetëm kur shikojmë filma horror. Është e vërtetë në parim që tek secili gjallojnë instinktet gjakatare, dëshirat e turpshme të vdekjes, por është po aq e vërtetë që tek ne në Perëndim instikte të tilla dënohen nga kultura jonë.
Duke publikuar mizori të tilla, që mund të shihen lehtësisht në internet, ISIS e bën të duket e realizueshme edhe atë që në fakt nuk duhet të ishte e tillë, dhe të zakonshme atë çfarë duhet të ishte një perversion i rrallë. Në këtë mënyrë, ligji i Sharia-s përdoret nga një masë e caktuar njerëzish, për të justifikuar çdo instinkt mizor, duke shkelur edhe ligjet ndërkombëtare, që ndalojnë përdorimin e dhunës si një detyrë fetare. Nëse gjithë kësaj i shtohet fakti se 74 për qind e egjiptianëve dhe 84 për qind e palestinezëve, duan që Sheriati të aplikohet në tërësinë e vet, atëherë perspektiva rezulton të jetë dramatike.
Kjo tendencë po shtyp aktualisht politikën evropiane. Për shembull, 27 për qind e myslimanëve francezë është në favor të Shtetit Islamik. Për Islamin, kjo luftë është thelbësore për të gjithë botën, por sidomos për vendet që kanë qenë dikur nën sundimin islamik. Të jemi të qartë: për Islamin, Evropa është një e drejtë që i takon atij.
Mos harroni ambasadorin Dore Gold, që thoshte se për Islamin pushtimi i Evropës është një luftë mes qytetërimeve, se Spanja e quajtur prej arabëve El Andaluzi, ishte nën sundimin islamik në vitet 711-1492, dhe që prej aty kishte zgjeruar pushtimin e vet deri në Francë. Jusuf Al Karadavi, deklaroi në vitin 2007 në televizionin shtetëror të Katarit se “pushtimi i Romës dhe i Evropës, do të thotë se Islami do të kthehet sërish në kontinentin e vjetër”.
Duke mos shkuar në Paris, presidenti amerikan Obama gaboi. Ai i druhej një fajësimi të tepruar të Islamit për aktet terroriste. Evropa – tha Obama – duhet të sillet më mirë me myslimanët, dhe përmendi Amerikën si një shembull të integrimit. Por pikërisht në SHBA që nga viti 1972, ka pasur 71 sulme terroriste me origjinë fetare, duke përfshirë edhe ngjarjet në bazën ushtarake të Fort Hood-it dhe Bostonit.
Për më tepër, sulmet kanë patur në shënjestër, jo domosdoshmërisht ata që kanë përgjegjës për fyerjet, por shkelësit e sheriatit: mes viktimave ka shumë më shumë muslimanë, sesa të krishterë apo hebrej. Ky fakt, u duhet rikujtuar të gjithë atyre, që pretendojnë se konflikti izraelito-palestinez është shkaku kryesor i dhunës islamike. Ndërkaq në Evropë, zgjedhja e një një duzine të rinj për t’u islamizuar quhet rikthim në origjinë, identitet i vërtetë dhe dominim ndaj të tjerëve përreth.
Tjetër aspekt negativ është shpifja dhe fyerjet ndaj grave, dhuna, besimi i institucionalizuar se një grua ka më pak vlerë më pak se një burrë. “Kush shtyp gjysmën e komunitetit të tij, do të shtypet edhe vetë hera-herës… shoqëritë që promovojnë barazinë nuk prodhojnë terrorizmin. Shoqëritë patriarkale, gjenerojnë shtypje dhe fondamentalizëm” – shkruan gazetari izraelit Jemini Ben Drod.
Nganjëherë pëlqehen për të kujtuar me naze poetike haremet, vellon që mbron gratë nga sytë e burrave apo nderin që i është “dhënë” nënës. Por në të vërtetë, a është kjo ajo që na intereson sot? Apo më shumë “paketa” shpërthyese e dhunës, që na u “dorëzua” në mënyrë të beftë? Pyesni të moderuarit e vërtetë./“Il Giornale”/
* Gazetare, shkrimtare, ish deputete
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button