AnalizaBota

Kërcënimi gjerman

ob_1ca059_germany-nato
Nga Robert Kuttner  “Huffingtonpost.com”
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, pas një tmerri të përgjakshëm që i kushtoi botës 80 milionë jetë njerëzish, liderët amerikanë ishin të vendosur të mos lejonin që Gjermania të rritej sërish, në atë masë sa të masakronte fqinjët e saj. Pra, aleatët hartuan një plan, për t’i hequr Gjermanisë fuqinë  e saj industriale, dhe shndërruar atë në një ekonomi “baritore” me një PBB nën nivelin e vitit 1938.
Përveç kësaj, reparacionet nga dëmet e mëparshme, të shkaktuara nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilat u përcaktuan në Konferencën e Paqes në Versajë në vitin 1919, por që nuk u paguan kurrë, u bënë të detyrueshme dhe të pagueshme për mbi 10 vjet.
Kostoja e kombinuar e reparacioneve dhe humbja e industrisë, u cilësua si një dënim i përshtatshëm për gjermanët, të cilët pretenduan se nuk e dinin se çfarë po ndodhte, por ishin plotësisht fajtorë për rritjen dhe mizoritë groteske të regjimit të Hitlerit.
Gjermania, ekonomikisht e dhjetuarnuk i pagoi kurrë borxhet e veta, por të paktën gjermanët e patën mësuar një leksion- dhe Gjermania nuk u bë kurrë më një fuqi botërore. Na falni, por kjo nuk është ajo që ka ndodhur. Në vitin 1945, kishte në fakt një presion të jashtëzakonshëm nga francezët dhe rusët, për ta shkatërruar industrinë gjermane.
Bankierët deshën ta shtrydhnin Gjermaninë për shkak të borxheve. Dhe sekretari amerikan i thesarit, Henri Morgentau, përgatiti një plan të detajuar, për ta reduktuar Gjermaninë në një status baritor, pozitë që fillimisht u pranua fillimisht nga Republika Federale Gjermane.
Por tre ngjarje shumë të papritura ndodhën njëherazi, duke prodhuar pikërisht një politikë të kundërt – ndihma nga aleatët dhe faljen masive të borxhit – për të ndihmuar rimëkëmbjen e Gjermanisë.
Kjo ishte e gjitha, por gjithësesi e pashembullt. Pas luftërave, fuqitë fituese nuk e kishin zakon t’i shtrinin dorën e miqësisë atyre që kishin mundur – aq më pak një kombi të urryer si Gjermania naziste. Ngjarja e parë ishte Lufta e Ftohtë. SHBA e kuptoi shumë shpejt, se kishte nevojë për një Gjermani të fortë dhe demokratike, si një gardh mbrojtës kundër Stalinit.
Ai që u bë Plani Marshall, kishte thjesht sensin e përbashkët dhe vetë-interesin.
Në vitet 1945-1946, ideja e shpenzimit të parave të taksapaguesve për t’ia dhënë Gjermanisë, ishte jashtëzakonisht e diskutueshme. Ngjarja e dytë ishte roli qendror i John Maynard Keynes. Në konferencën e Versajës së vitit 1919, Keynes si këshilltar i ri ekonomik në Thesarin Britanik, ishte zëri profetik në shkretëtirë, duke paralajmëruar se pjesa dërrmuese e reparacioneve do ta shkatërronin ekonominë gjermane, dhe do i shtronte kësisoj rrugën konfliktit të
ardhshëm.
Por një çerek shekulli më vonë,në Konferencën e Bretton ëoods në vitin 1944, zoti Kenyes ishte kryetar i konferencës dhe arkitekt kryesor i kursit të kundërt:rritje, lehtësim borxhesh, dhe mbi të gjitha kufizime të rrepta mbi aftësinë e kapitalit financiar privat në ekonomitë e rrezikuara, ishin elementet kyçe të sistemit të pasluftës.
Ngjarja e tretë ishte qëndrimi tepër anormal i Shteteve të Bashkuara. Amerika, e ndëshkuar nga depresioni, duartrokiti “New Deal” e Ruzveltit dhe suksesin e qeverisë në kohën e mobilizimit të luftës, ishte në një momentet e saj të rralla progresive.
Industria financiare, loboi për të patur një rol kyç në rindërtimin e Evropës, por Ruzvelti dhe Trumani në fund thanë jo. Financierët privatë shkaktuan si boom-et, ashtu edhe dështimet – ata ofruan kredi me lehtësinë e një karameleje, dhe shpejt u shndërruan në kurnacë të këqij në kohë krizash – thjesht e kundërta e asaj që ishte e nevojshme. Roli kryesor, do të luhej nga
institucionet publike, si Plani Marshall dhe Banka Botërore. Sikurse e kam thënë edhe më parë, Gjermania jo vetëm që përfitoi ndihma masive nga Plani Marshall, por ajo përfitoi një lehtësim të paprecedentë të borxheve.
Pjesa më e madhe e borxhit gjerman u fshi – pjesa tjetër u zgjat të paguhej në 50 vjet, dhe me norma shumë të ulëta interesi. Falë kësaj trilogjie të rastësishme të politikave të pazakonta ekspansioniste, Gjermania jo vetëm që e rimori veten;ajo u bë një fuqi ekonomike në Evropë. Dhe pas ribashkimit, Gjermania u bë edhe fuqia dominante politike e kontinentit.
Këto sigurisht janë politika, që u janë mohuar grekëve.
Grekët e zakonshëm u fajësuan për manovrat e rreme buxhetore, të prodhuara nga një kabinet i krahut të djathtë 3 qeveri më parë. Për shkak të një konvergjencë të paparë të ngjarjeve të veçanta, një gjysmë shekulli më vonë, Gjermania tashmë është duke luajtur një rol krejtësisht pervers – jo vetëm kundër Greqisë, por edhe projektit më të madh evropian. Unë shkruaj me hollësi për këtë në librin tim “Burgu i debitorëve”.
Kur kombet kryesore të Evropës, u mblodhën për të krijuar një Bashkim Evropian të fortë dhe një monedhë të re, qëllimi ishte pjesërisht kufizimi i ndikimit të Gjermanisë, duke e inkorporuar atë në një entitet të madh. Por ribashkimi i Gjermanisë, i pasuar nga një seri krizash ekonomike, prodhoi efektin e kundërt. Një Gjermani me mentalitetin e masave shtrënguese, u bë fuqia dominuese e kontinentit.
Afërsisht në të njëjtën kohë, një valë qeverish konservatore dhe neoliberale, fshinë gjurmët e fundit të kufizimeve të epokës së Bretton ëoods, duke kaluar në orgjitë spekulative ku gjallojnë financat private. Kjo i parapriu kolapsit të viteve 2007-2008.
Edhe më keq, një Gjermani rrishtazi hegjemonike, mori vetëm një leksion nga historia e saj ekonomike – shmangien e borxhit. Harroi mësimet e Versajës, bujarinë e aleateve, dhe marrëzisë e masave shtrënguese. Pikëpamja gjermane mbi borxhin, u bë pjesë e kushtetutës evropiane.
Natyrisht Greqia, është viktima e menjëhershme, por i gjithë projekti evropian ndodhet tanimë në rrezik. Euro mund të kishte ende ndonjë shans, nëse do të kishe qenë i lidhur me një politikë të përbashkët, ekspansioniste fiskale dhe një bankë qendrore me kompetenca reale.
Por, me përjashtim të disa vendeve kreditore si Gjermania, euro është tani një gjyle dhe zinxhir në këmbet e vendeve anëtare.
Sovraniteti i është deleguar një trojke vdekjeprurëse, të një Gjermanisë ndëshkuese, financuesve spekulativë private, dhe institucionet publike, që tani luajnë një rol të kundërt, nga ajo e projektuar në vitin 1944 në Bretton ëoods.
Sigurisht, rruga më e mirë për kombet më të vogla dhe më të dobëta të Evropës, do të ishte largimi nga eurozona, në mënyrë që të mund të rifitojnë një farë sovraniteti ekonomik. Përndryshe, Gjermania mund të heqë dorë nga euro, dhe ia lënë atë valutë vendeve që janë me një mentalitet më pak masa-shtrëngues.
Edhe më rrënjësisht, vetë BE-ja është në rrezik. Dominimi pervers i burokratëve masa-shtrëngues në Bruksel dhe Berlin e lënë Evropën në vitin e shtatë rresht në prag-depresioni, dhe ka shkaktuar një reagim të ashpër të partive nacionaliste të djathta në të gjithë kontinentin, që refuzojnë BE-në.
Shkatërrimi i një qeverie të majtë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, përmes forcës absolutisht brutale të aleancës të tmerrshme të Gjermanisë dhe financave globale. BE-ja u krijua për të zgjeruar demokracinë, nxitur rritjen ekonomike, dhe përmbajtur
Gjermaninë brenda një tërësie demokratike. Në vend të kësaj, ajo po e shkatërron demokracinë, dërrmon rritjen, dhe jep impulset më të egra të Gjermanisë për të sunduar Evropën.
Shënim:Robert Kuttner është bashkë-pronar i revistën “The American Prospect” dhe profesor Universitetin Hellers. Libri i tij i fundit është “Burgu i debitorëve: politika e kursimit vs mundësive.
PERKTHEU:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button