Psikologji

Këshilla për vajzat adoleshente, me ambicje të mëdha dhe zemër guximtare

Kur Ana Frank ishte vetëm 13 vjeçe, ajo u fsheh prapa një biblioteke të vogël në dhomë me prindërit e saj, në mënyrë që t’i shmangej dhunës së vazhdueshme nga nazistët. Ajo mori guximin të shkruante gjithçka në një ditar, i cili kur u gjet dhe u lexua, bëri të mundur që gjithë bota të kuptonte vuajtjet e hebrenjve prej nazistëve. Sërish, ajo ka thënë: “Unë akoma vazhdoj të besoj se njerëzit janë të mirë thellë në zemër”.

Kur Joan of Arc ishte vetëm 14 vjeçe, dëgjoi një zë të brendshëm që e nxiste të merrte shpatën dhe të luftonte për ta bashkuar vendin e saj me patriotizëm si një zemër e copëtuar. Ajo nuk i kushtoi vëmendje zërave që e quanin të çmendur.

Malala ishte vetëm 15 vjeçe, kur një burrë hipi në autobusin e saj të shkollës dhe këmbëngulte që motrat ta quanin atë armike të vendit. Ajo nuk u fsheh dhe u qëllua me tri plumba në një tempull, por që sërish, mbijetoi. Tri vjet më vonë,pas shumë sfidash për mbijetesë, ajo qëndroi përpara Shteteve të Bashkuara dhe tregoi historinë e vendit të saj me plagë të mëdha në shpirt, duke thënë se vendi i saj i origjinës po digjej e po shkatërrohej.

Kur Mary Shelley ishte 16 vjeçe, shpiku fantashkencën me një burrë të quajtur Frankenstein dhe me krijuesin e tij. Shumë pak kohë më vonë, ajo i mësoi kujtdo se vajzat e vogla me ide të mëdha, janë më të frikshme se vetë përbindshat.

Jackie Mitchell ishte 17 vjeçe, kur mundi Lou Gehrig dhe Babe Ruth në bejsboll. Meshkujt u frikësuan prej shkëlqimit të saj në fushë, aq sa dy ditë pas atyre ndeshjeve, gjithë femrat u përjashtuan nga liga e bejsbollit, duke u konsideruar si tepër delikate për këtë sport.

Sacagawea ishte 18 vjeçe me një fëmijë në krahë, duke drejtuar Leëis dhe Clark përgjatë Amerikës së Veriut. Cleopatra ishte 18 vjeçe, kur u bë “Mbretëresha e Nilit”. Dhe këtu jeni edhe ju, 18 vjeçare me shumë zëra rreth jush që ju thonë se nuk mund ta bëni dot këtë gjë, apo atë gjë, por që ata nuk e dinë se çfarë bindjesh keni ju përbrenda. Mos i lini ata të mbysin zërin e guximit tuaj. Ti je shumë më e fortë, nga sa të ka thënë bota përreth se mund të jesh dhe bota po të pret ty për ta ndryshuar atë për mirë. Besoji vetes dhe ec përpara. Bëje çdo gjë që po ta kërkon zemra jote ta bësh!

Leave a Reply

Back to top button