Psikologji

Këshilla se si ta çoni në një hap më tej marrëdhënien tuaj në çift

Ju kërkojmë falje për shembullin që po marrim , por do të donim t’ju kujtonim kohën kur Charlotte, një prej aktoreve të serialit “Seksi dhe qyteti”, i dha fund marrëdhënies së saj të bukur me të dashurin e saj Harry thjesht për shkak të dëshirës së saj për t’u martuar. Ne ju këshillojmë të mos veproni si ajo. Të gjithë e dimë se sa stresuese është të kërkosh me ngulm, ndonjëherë në mënyrë të dëshpëruar ta çosh diçka në një nivel tjetër, shpesh herë në mënyrë bezdisëse për gjysmën tjetër më të mirë tuajën, pasi nuk ka asgjë të këndshme në aplikimin e një presioni të tillë në anën tjetër të një marrëdhënieje.

Në këtë shkrim do të gjeni 4 mënyra se si ta përgatisni marrëdhënien tuaj për një hap më tej dhe që do ta bëjnë këtë progres të ndihet krejtësisht i natyrshëm, edhe pse teknikisht nuk është kështu.

  1. Sigurohu që kjo është ajo që ti do

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të njohim apo të kemi në rrethin tonë shoqëror persona rreth të tridhjetave që janë divorcuar dhe kjo gjë shpesh ka ndodhur sepse janë martuar për arsye të kota. Nëse vërtet e ndjen se ka ardhur koha që marrëdhënia juaj të avancojë disi, në duam që ju t’i mendoni mirë arsyet se përse e doni një gjë të tillë dhe se kjo gjë nuk është e nxitur nga shoqëria. Sidomos tek ne, ku mentaliteti shqiptar e kërkon me çdo kusht një finalizim me martesë të çdo marrëdhënieje, mundësia për të gabuar është më e madhe. Fakti nëse lidhja duhet të shkojë drejt martesës nuk duhet të influencohet nga shoqëria, por duhet të vijë natyrshëm atëherë kur ju mendoni se është momenti i duhur për një gjë të tillë. Ndryshimi normalisht duhet të kërkohet në stade të avancuara të një lidhjeje dhe jo që në ditën e parë të njohjes me dikë. Neve na pëlqejnë gjërat e bëra me nxitim, por shpesh ato na çojnë drejt përfundimeve jo të dëshiruara. Pyete përherë veten nëse vërtet e pëlqen personin me të cilin je në marrëdhënie, apo akoma duhet kohë që edhe ai të të pëlqejë ty për të vendosur t’i çosh gjërat në hapa më tej.

  1. Merr parasysh edhe mendimin e partnerit/es

Edhe pse idealisht mund të mendosh se e njeh partnerin/en shumë mirë, me siguri që ka gjëra që do të doje t’i dije prej tyre rreth asaj që je duke menduar. Na pëlqen shumë që të veprojmë me mendjen tonë, por në raste të tilla është e nevojshme të merret parasysh edhe mendimi i personit tjetër. Nuk mund të jesh ti që do vendosësh gjithçka, kur marrëdhënia përbëhet nga të dy ju. Ndaj, përpara se të marrësh një përgjigje negative ndaj sugjerimit tënd për ta drejtuar marrëdhënien tuaj drejt një hapi më tej, dëgjoje së çfarë do të të thotë partneri/ja jote në një mënyrë aktivedhe empatike, njësoj sikur do të dëgjojë një mikun apo mikeshën tënde. Përpiqu që t’i kuptosh gjërat sa më me objektivitet në këtë hap, sepse disa nga gjërat që parneri/ja mund t’ju thotë për të vazhduar akoma me një hap të ngadaltë, mund të jenë të vlefshme.

  1. Ndrysho fokusin e partnerit/es

Nëse ke arritur në këtë hap, kjo do të thotë se ju e keni dëgjuar opinionin e tij/saj për t’i zvarritur gjërat disi më gjatë, por që sërish edhe kjo gjë nuk e ndryshon mendimin që ti vazhdon të kesh.  Në këtë moment, të sugjerojmë ta qetësosh partnerin/en se gjithçka është duke shkuar mirë, ama nëse ata nuk janë dakord të angazhohen më tepër për momentin, ti mund të lidhesh me dikë tjetër derisa ata të reflektojnë se ky ndryshim duhet bërë. Kjo gjë do të bëjë që partneri/ja juaj mos të mendojë se çdo gjë rrotullohet rreth tyre, por që në këtë rast, jeni ju që keni të drejtë. Pra, në këtë etapë personi tjetër kupton se ju nuk mundeni të pranoni zgjedhjet e tyre, por që janë ata që duhet t’ju kuptojnë juve dhe dëshirat tuaja, nëse duan ta mbajnë marrëdhënien më gjatë. Në shumicën e rasteve, kjo gjë do të përfundojë me një kompromis mes të dyve, ku do të gjeni një të mesme të artë se si të veproni.  Ne e kemi në gjak të jemi pak impulsivë dhe të mos i pranojmë vendimet e të tjerëve, por nëse partneri/ja ju thotë arsye vërtet të sakta se pse nuk duhet të ndërmerrni hapa më të avancuar për momentin, pranojini ato dhe jepini kohë lidhjes tuaj që ndryshimin që doni, ta arrini gradualisht dhe jo menjëherë. Kuptojeni personin tjetër kur ka të drejtë dhe mos u përpiqni që në çdo moment të fitojë mendimi juaj.

  1. Njih limitet e tua

Siç e diskutuam edhe më lart, ti nuk duhet të dukesh si personi që po lutet për një angazhim më të madh. Kjo do të thotë se, nëse kërkesat e tua për një martesë së shpejti, apo një angazhim tjetër më i avancuar bie ndesh me dëshirat e partnerit/es tënde, atëherë mendoje mirë edhe faktin e nisjes së një lidhjeje të re. Mbaj mend vetëm diçka. Nuk ka absolutisht asgjë për t’u ndjerë në turp për të kërkuar që të zbatohet ajo që ti dëshiron. Nëse sapo largohesh nga një marrëdhënie dhe partneri/ja vazhdon të kërkon, atëherë ia ke arritur qëllimit.

Nëse nuk ndodh kështu, atëherë duhet të ndihesh i/e lumtur që nuk humbe kohë në një marrëdhënie ku më tepër ndiheshe i/e frustruar dhe jo i/ e plotë se sa i/e lumtur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button