Your Life

Këshilla shumë praktike për ata që duan të meditojnë

Screen Shot 2016-04-23 at 12.25.55

Meditimi mund të jetë i vështirë për t’ia filluar. Mund të kesh një frikë të vazhdueshme, “a po e bëj mirë”, dhe “a jam i fortë sa duhet që ta ndal mendjen, apo i zgjuar sa duhet për ta bërë që të funksionojë”. Të gjithë gjërat e mira që bëhen, fillojnë me ndonjë pengesë, dhe me kalimin e kohës fiton përvojë dhe vetëbesim. Ja disa mënyra për të sheshuar pengesat për ata që duan të përjetojnë meditimin.

Vendos një minimum për kohën që do rrish ulur

Fillo me pak dhe kështu vazhdo për disa muaj. Mund të shkosh gjithmonë përtej minimumit, por nëse e mban të ulët nivelin bazë, mund të vendosim objektiva të cilave u përmbahemi. Rekomandohet që fillimisht të zgjasë 2 deri 3 minuta. Pas tre deri katër muajsh, ndjehuni të lirë ta rrisni disi, deri në pesë apo shtatë minuta.

NUmëro dhe lidhu me trurin tënd

Gjithmonë filloni duke numëruar frymëmarrjet. Kjo e bën trurin të fillojë të fokusohet dhe zbulon se sa aktive është nënvetëdija juaj. Mund të numëroni frymëmarrjet si të dëshironi, por rekomandohet të mos shkoni mbi dhjetë. Pasi arrini dhjetën, filloni nga fillimi. Nëse shkoni përtej dhjetës, e ndani fokusin tuaj.

Përpiquni të mos irritoheni

Nuk është këshilla më e mirë, kjo është e vështirë të ndiqet në fillim. Meditimi dhe ushtrime të tjera të mendjes janë pjesë e praktikës spirituale. Nuk ka perfeksion, vetëm progres. Mund të ndodhë që të jeni të qetë, të kënaqur dhe të vetëdijshëm për muaj të tërë, dhe pastaj një ditë mund të mos jeni në gjendje as të numëroni deri në tre pa menduar, për rosat për shembull.

Caktoni një kohë dhe përmbajuni

Në mëngjes, natën, menjëherë pas pune, përpiquni të gjeni një kohë praktikimi, dhe përmbajuni orarit. Ky model jo vetëm ju ndihmon të shikoni progresin tuaj, por një kohë e vendosur tregon gjithashtu që do i përmbaheni. Nëse planifikoni të meditoni “kurdo që të keni kohë”, atëherë ka gjasa që të ndalni praktikën, apo ta bën krejt pa vazhdueshmëri.

Mos u shqetësoni për “pastrimin e mendjes tuaj”

Nëse përpiqeni aktivisht t’u rezistoni apo të shtypni formimet e mendimeve, ju vetëm i bëni më të fuqishëm. Mendimet fuqizohen pjesërisht prej vëmendjes. Sa më shumë përpiqeni të mos mendoni për elefantët, aq më shumë elefantë shihni. Sidomos kur filloni, ju gjeni veten të ulur në mesin e një vorbulle të madhe mendore ose emocionale. Buzëqeshi stuhisë, pranoni dhimbjet dhe dëshirat. Buzëqeshni dhe clironi gjithë mendimet e padëshirueshëm. Këtë gjë duhet ta bëni ndoshta disa herë për mendimet kokëforta. Nuk zhduken menjëherë, por në fakt menjëherë do të ndieni një lehtësim të peshës dhe një zgjerim të perspektivës.

Përkushtohuni dhe thjeshtësoni

Meditimi kërkon eksperiencë, dije dhe disiplinë spirituale. Fillimisht përpiquni të thjeshtësoni objektivat tuaja dhe thjeshtë meditoni. Se si qëndroni pa lëvizur nuk është gjëja më e rëndësisihme e praktikës në fillim. Mund të uleni në karrike, në dysheme, këmbëkryq, në gjunjë, apo sido që të ndiheni më mirë. Pas disa seancash do të filloni të kuptoni më shumë, se cila gjë funksionon më mirë për ju. Nëse uleni në karrike, mbani parasysh po përpiqeni të rrini palëvizur, kështu që jo në karrike lëkundëse. Sigurohuni që shputat janë të lidhura fort me tokën.

Buzëqesh!

Meditimi kërkon shumë përqëndrim dhe disiplinë. Ndërkohë që është një punë që ka lidhje me dashurinë, të gjithëve mund të na ndodhë të shtrembërojmë fytyrën dhe të shprehim negativitet, edhe pa e dashur. Mos kini frikë të buzëqeshni fizikisht. Nuk duhet të buzëqeshni gjithë kohës, sepse muskujt e fytyrës duhet të jenë të relaksuar, por buzëqeshni herë pas here. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button