- Një ambient i shfrenuar ku kritikat dhe përbuzjet funksionojnë si gjëra normale do ta bëjnë fëmijën suaj të ndihet si i dënuar në familje.
 - Nëse ju si prindër silleni si armiq me njëri tjetrin, fëmija juaj do të marrë mësimin se asnjë problem nuk mund të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe me kompromis.
 - Një fëmijë i rritur me frikë është gjithë kohës i shqetësuar dhe i edukon fëmijët e vet mbi bazën e frikës. Edhe fëmijët e tij/saj do të jenë po ashtu të stresuar gjatë gjithë kohës.
 - Nëse i rrit fëmijët në një ambient me keqardhje për të tjerët, edhe ata vetë do të ndiejnë pakënaqësi për veten.
 - Tallja me fëmijën tënd do të promovojë izolimin e fëmijës me botën, duke e bërë të ndjehet edhe në faj për shkak të distancimit të tij.
 - Të tregosh xhelozi përpara fëmijëve dhe më keq akoma, ta justifikosh xhelozinë, do t’i mësojë fëmijët tuaj të ndiejnë zili për arritjet e të tjerëve dhe ta shohin këtë ndjesi si diçka normale.
 - Nëse fëmija yt rritet me turp për një aspekt të caktuar të vetes, do të ndiejë edhe një ndjesi faji që ndoshta mund të mos e kuptojë asnjëherë, sepse mësohet me këto ndjesi.
 - Nëse e inkurajon fëmijën tënd, ai do të mësojë të ketë besim në veten në të tashmen dhe në të ardhmen.
 - Trego tolerancë përpara fëmijëve dhe gjithë të tjerëve. Kjo gjë do t’i mësojë fëmijëve të tu të tregojnë durim dhe më pak impulsivitet drejt të tjerëve.
 - Lavdëroje fëmijën tënd për çdo arritje në mënyrë që të mësojë të jetë mirënjohës dhe krenar për veten.
 - Duke e pranuar fëmijën tënd ashtu siç është, i tregoni atij se cili është kuptimi i vërtetë i dashurisë.
 - Duhet të biesh dakord edhe me sugjerimet e fëmijës tënd për t’i treguar atij se vetëm kështu mund ta pranojë veten ashtu siç është.
 - Njihja rezultatet që arrin, sado të vogla të jenë ato. Kjo gjë do ta bëjë fëmijën tënd të kuptojë se vendosja e objektivave dhe arritja e tyre është diçka e mirë.
 - Mirësia do t’i tregojë fëmijës tënd se bota është një vend i bukur për të jetuar.
 - Një fëmijë i rritur në një ambient të mbushur më dashuri dhe respekt, do të mësojë padyshim të jetë një fëmijë bujar dhe i dashur. / bota.al
 
 2 minutes read 
				
					





