Kinema & TV

Këta janë 20 filmat më të bukur të 2015-ës

Screen Shot 2015-11-03 at 09.18.56

Midis titujve që kanë dalë këtë vit në sallat e kinemasë, ja njëzet filmat më të bukur deri më tani. Në vendin e parë një vepër që është mjeshtërisht e pastër, por emocionalisht fshikulluese. Prej mjeshtri.

20) Njeriu-Milingonë nga Peyton Reed

Në ekuilibër midis komikes, aksionit dhe ndjenjave, superheroi i vogël i Marvel debuton në kinema me freski. Humbet paksa në gjallëri vetëm në rindërtimin e së shkuarës së Pymit, pseudonimi i Michael Douglasit. E adhurueshme kimia midis Paul Rudd dhe Evangeline Lilly, ish kukudhi i Lo Hobbit, gjithmonë e më shumë manjetik. Njeriu milingonë është një kandidat intrugues në prurjet e reja, krah për krah me Avengers.

19) Ex-Machina e Alex Garland

Është një debutim me regji intriguese, midis trillit shkencor dhe drithërimit psikologjik, megjithëse lë pak për të dëshiruar në tension dhe “kërcet” në disa detaje. Në një tërheqje futuriste në mal, një gjeni i shpikjeve provoi marrëdhëniet midis një subjekti të tij dhe një roboti grua. Ose ndoshta është ajo që i studion ata? Aktorë të rinj dhe të talentuar: Oscar Isaac, Domhnall Gleeson dhe Alicia Vikander.

18) “Ka mbërritur bija ime!”, nga Anna Muylaert

Komedi braziliane me tone edhe dramatike, e pasur me paradokse sociale: një guvernante ka jetuar larg familjes së vet, për të rritur djalin e një zonje shumë të ngarkuar… herë zbavitëse, herë sociologjikisht stimuluese. Ritmi i saj nuk është ai i një udhëtimi të zhurmshëm… por edhe pse midis anktheve të fortë, lë pas një trashëgimi emocionale të vlerësueshme.

17) “Selma: Rruga drejt lirisë” e Ava DuVernay

Regjisorja afroamerikane rindërton njërën prej betejave më të rëndësishme të ndërmarra nga Martin Luther Kingu (David Oyelowo) dhe nga populli zezak, për të fituar garancinë për të drejtën e votës. I jep hapësirë edhe njerëzve të zakonshëm, grave, personazheve minore që kanë patur një rol historik. E pamundur të mos prekesh, ndërkohë që turma e zezë kalon urën Edmund Pettus të qyetetit të vogël të Selma-s dhe sulmohet nga policia.

16) “Perla Bovery”, nga Anne Fontaine

Perla e vogël franceze për ironi, ka thellësi njerëzore dhe joshje. Madamë Bovary, romani i Gustave Flaubert, nuk ka qënë kurrë kaq zbavitës, pavarësisht nga pashmangshmëria tragjike e fatit. Meritë e alkimisë së dy aktorëve, veteranit Fabrice Luchioni dhe bukuroshes Gemma Arterton. Nga një lojë fjalësh në një prototip letrar të femrës, merr udhën një ortek i paevitueshëm e madje i padukshëm, deri sa ai bie zhurmshëm.

15) “Wild” nga Jean-Marc Vallée

Një histori e shpenguar, përgjatë shtegut të kreshtave të Paqësorit, e treguar me ndershmëri, midis peisazheve që të dredhin zemrën, dhe parafytyrimeve të montuara mirë (vetëm rrallëherë të tepërta). I fortë interpretimi i Reese Witherspoon, e cila riprodhon udhëtimin në këmbë në mes të natyrës nga Cheryl Strayed, ish e toksikuar, ekskursioniste e improvizuar. Nuk ka ambicie për të dhënë përgjigje shteruese, dhe nuk mungon ironia.

14) “Hungry Hearts” / “Zemra të Uritura”, nga Saverio Costanzo

Histori dashurie dhe mani. Duke kombinuar skena pothuajse të shkatërruara pas një stuhie, ndërtohet historia e një çifti nga fillimet e veta, deri në buzë të greminës. Eshtë i adhurueshëm takimi i parë, është e vrullshme historia e mëvonshme, deri në lindjen e djalit të parë. Me shtatzaninë ajo ndryshon, do të mbrojë të voglin nga bota e ndotur. Në festivalin e Venecias 2014 dorëzohet kupa Volpi për të dy aktorët, Alba Rohrwacher e Adam Driver.

13) “The Martian” / “Marsiani”, nga Ridley Scott

Regjisori i “Alien” dhe “Prometeusit” vështron akoma qiellin dhe planetët e largët, por këtë herë duke i drejtuar këmbët për nga forca e shkencës, me shumë mbështetje nga NASA. Del një tregim i fortë i mbijetesës mbi eksplorimin hapësinor, i cili nuk do të çudisë, por që di të zbavisë. Marsi përshkohet nga sipërfaqe misterioze të kuqe, por Ridley nuk abuzon me këtë karrem të lehtë. Matt Damon nuk ka me bollëk ideale, por e përmbush misionin e tij.

12) “Taksi në Teheran”, nga Jafar Panachi

Nuk është sigurisht njëri nga ata filma, të përcaktuar si “i kënaqshëm”. Duhet “armatosur” me pasion e dëshirë për t’u ndarë me të tjerët. Në shkëmbim do të ketë një dhuratë të madhe: një reflektim i përunjur dhe i thellë në kinema, si shprehja e lirisë, brenda dhe kundër një regjimi që e shkel, por nuk ia del ta mbysë. Regjisori iranian ka xhiruar në klandestinitet, duke anashkaluar ndalimin për të mos udhëhequr xhirimet e filmit.

11) “Të mos jesh i keq”, nga Claudio Caligari

Në Festivalin e Filmit në Venecia ka qënë filmi italian më i duartrokitur. Dhe jo sepse krijuesi i tij, Caligari, vdiq pak muaj më parë. Histori droge, lagjet e varfra dhe miqësitë, dhe evolucioni i botës bredharake të Lypësit. Lëvizet midis dëshpërimit dhe pangopësisë së jetës me ekuilibër, pa asnjë batutë dhe filmim të tepërt.

10) “Nëna ime”, nga Nanni Moretti

Është një Nanni Moretti i ndryshëm nga ai i cili jemi mësuar. Eshtë më intim. Vendosmërisht autobiografik, ndoshta me tepri. Por pritja e ngadaltë dhe e dhimbshme e të paevitueshmes, për vdekjen e nënës, prototip i prototipit, është treguar me ndjeshmëri dhe delikatesë prekëse. I pafrenueshmi John Turturro, me detyrën për të na bërë të qeshim me të madhe.

9) “Mustangu”, nga Deniz Gamze Ergüven

Debutim prekës i regjisorit me origjinë turke, që ka vite që jeton në Francë, përcon thirrjen e fortë të emancipimit të pesë vajzave plot energji, në një fshat të vetmuar të Turqisë. Kanë flokë të gjatë që valëviten në ajër, si perëndesha, dhe janë rebele, krenare, si kuaj mustang. Seicila në mënyrën e duhur janë kundër kulturës arkaike, e cila kërkon të shtypë feminilitetin dhe dëshirat e tyre. E pamundur të mos dalësh nga kinemaja me zemërim.

8) “Një mike e re”, nga François Ozon

Regjisori francez thur një melodramë me ngjyra, lëviz në meandret e errëta të identitetit seksual, midis përpunimit të vajtimit dhe të dëshirave të patreguara. Gërrmon me hirësi dhe paksa humor. E talentuara Anaïs Demoustier është protagoniste dhe përmes vështrimit të saj, ne njohim “miken e saj të re”…

7) “American Sniper” / “Snaiperisti Amerikan”, nga Clint Eastwood

Historia e Chris Kyle (Bradley Cooper), snaiperi më i pagabueshëm i historisë ushatrake amerikane, ka prodhuar polemika nga e majta dhe nga e djathta. Por jemi përballë një filmi të luftës, po, por kundër luftës. Midis misioneve në Irak, patriotizmit dhe fragmeneteve të jetës private, tregimi është i tensionuar, dramatik dhe esencial. Ashtu siç di të bëjë Clint.

6) “Një pëllumb i ulur mbi një degë reflekton mbi ekzistencën”, nga Roy Andersen

Kapitulli i tretë i triologjisë “Triologjia e gjallë”, vizualisht i kuruar dhe origjinal në stilin tregimtar. Leone d’Oro në Festivalin e Venecias 2014, skena 39, të frymëzuara estetikisht nga pikturat e Otto Dix, skicojnë me ironi inteligjente një njerëzim qesharak, të çuditshëm, përsëritës, por edhe të tmerrshëm dhe të aftë për mizori. Filmi ndoshta jo për të gjithë, shkëlqen në kërkimin artistik. Humorizmi i regjisorit suedez është gërryes ose zbavitës.

5) “Whiplash” / “Goditje kamzhiku”, nga Damien Chazelle

Si ata që u bien shkopinjve të daulles furishëm dhe egërsisht, “Whiplash” është një film xhazi dhe vuajtjeje, që lëvizin ngadalë brenda, që nga skena e parë e deri në finalen e madhërishme që pothuajse bën të shkrepin duartrokitjet. Regjisori amerikan frymëzohet nga një eksperiencë e tij për të vënë në skenë një duel, si emocional ashtu edhe fizik, midis një djaloshi me dhunti dhe ambicioz dhe një docenti me sjellje ekstreme. Oskar i merituar për aktorin më të mirë jo protagonist, J.K.Simmons.

4) “Mad Max: Fury Road” / “Maksi i çmendur: Rruga e tërbimit”, nga George Miller

Shpërthyes, i tërbuar, vizualisht imponues, ja vlen barra qeranë të presësh 30 vjet për një kapitull të ri të sagës së makinave të garave dhe shkretëtirës prej kineastit australian. Trupa e filmit e rinovuar, Tom Hardy hero i heshtur dhe Charlize Theron idealiste bukuroshe e furishme, filmi i katërt “rënkon” nga çmenduria dhe aksioni”, duke shkëlqyer në peshën e rrëfimit.

3) “Forcë Madhore” nga Ruben Östlund

Drama ekzistenciale suedeze, heton pjesën më pak fisnike të natyrës njerëzore dhe marrëdhëniet midis individëve, duke vështruar në anën e tyre më groteske, me ironi dhe nganjëherë për të qeshur. Midis majave me borë dhe heshtjes, në fillin e një ritmi të durueshëm që magjeps, në rutinën e dashur të një jave të bardhë, një familje hyn në krizë dhe vë në lojë rolet e veta të stabilizuara.

2) “Inside out”, nga Pete Docter e Ronnie Del Carmen

I ngjyrosur, zbavitës dhe me ritëm, vizatimori i ri i Disney Pixar është një film për ta parë dhe për ta riparë. Emocionet njerëzore janë “katandisur” në Gëzim, Trishtim, Tërbim, Frikë dhe Neveri, në një sintezë befasuese mjeshtërore. Së bashku me ta udhëtojmë në trurin njerëzor, të përshkruar me zgjuarsi delikate dhe me shumë sens humori!

1) “Birdman” ose (virtuti i paparashikueshëm i injorancës), nga Alejandro González Iñárritu

Eshtë një akt virtuoziteti i pëlqyer që ngacmon Hollivudin dhe ndërkohë i shkel syrin, por shkëlqen në teknikë mjeshtërore, ka interpretime të fuqishme (Michael Keaton mbi të gjitha) dhe është emocionalisht thumbues. Komedi thumbuese, që lëviz mbi fillin e tensionit për të kulmuar në një finale ëndërruese. Me një plan të vetëm drejtori meksikan thur një betejë të brendshme midis imazhit që kemi për veten tonë dhe atij që jemi në të vërtetë. Pyet për talentin dhe ndërkohë na tregon talentin e vet. I shpërblyer me Oskar. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button