Teknologji

Këta janë aplikacionet që harxhojnë baterinë e celularit tuaj

Nëse doni që pajisja juaj Android të funksionojë normalisht, mendoni dy herë para se të instaloni disa nga aplikacionet më popullore. Cilat janë ato?

Screen Shot 2015-02-28 at 12.50.27 PM

Aplikacionet e rrjeteve sociale, pasuar nga lojërat dhe aplikacionet për shitblerje në internet, harxhojnë më shumë bateri tek telefoni, si dhe zënë më shumë hapësirë. Ky raport është bërë i ditur nga firma e sigurisë, AVG Technologies. Për të dalë në këtë përfundim, AVG është bazuar në të dhënat e grumbulluar nga aplikacioni i vet, i cili është i instaluar aktualisht në mbi 1 milion pajisje Android.
Sipas AVG-ës, Facebook është aplikacioni më i keq sa i përket harxhimit të baterisë. Ky aplikacion vepron gjatë gjithë kohës, duke monitoruar aktivitetin në rrjet, duke dërguar njoftime etj.
Facebook nuk është i vetmi aplikacion popullor që bën pjesë në listë. Aplikacioni për muzikë, Spotify, zë më shumë hapësirë tek telefoni, prandaj AVG e ka vendosur atë në vend të dytë.
Shikoni listën e plotë më poshtë:
Facebook
Spotify Music
Instagram
Path
Amazon Android
Samsung WatchOn
BBM
Line
8 Ball Pool
Daily Mail Online

Leave a Reply

Back to top button