Historia: Shkruar mes viteve 1588 dhe 1593, Tit Androniku i zhvillon ngjarjet në ditët e fundit të Perandorisë romake. E përgjakshme deri në ekstrem, ajo eksploron jetën e një gjenerali romak të krijuar nga Shekspiri, Titi, i cili kapet në një rreth vicioz hakmarrjeje me mbretëreshën e Gotëve, Tamorën.
Rebel? Shekspiri duket se bën thirrje për qetësi mes disidentëve të Anglisë, pasi ka shkruajtur një dramë e cilë vë në dukje vuajtjen dhe shtypjen, ndërkohë që argumenton kundër një rebelimi të dhunshëm. Mesazhi është që të fitohet kohë, në pritje të ndihmës që vjen e maskuar si një pushtim i premtuar, dhe si e tillë, ajo pasqyron retorikën e udhëheqësve katolikë që theksonin se Anglia do të shpëtohej përmes diplomacisë, apo pushtimit, dhe jo nga një kryengritje e brendshme. Eshtë një paraqitje besnike e atyre lloj masakrash shtetërore që kryheshin në mesin e viteve 1590, si dhe në mbretërinë e mëhershme. Megjithatë, ai shkurajon hakmarrjen e përgjakshme.
Zbutja e gërnjares
Historia: Shkruar mes viteve 1590 dhe 1592, në qendër të saj është vardisja e Petruçios. Tregon përpjekjet e tij për të zbutur të egrën Katerina, një vajzë që ai e dashuron, por e cila e injoron deri kur ai ia del ta fitojë.
Rebel? Duke shfaqur prova të gjuhës që Shekspiri përdorte për t’iu referuar Katolikëve dhe Protestantëve, Katerina është “me ngjyrë kafe”. Motra e saj quhet Bianka, që do të thotë “e bardhë” dhe ajo është më e respektuara ndër të dyja. Kjo e paraqet Katerinën si një reformatore dhe që ka nevojë të vihet në resht. Gjuha e habitshme politike që përdoret prej gërnjares duhet të na lajmërojë për nivelin dytësor të dramës. Për ata që janë mësuar të gjejnë kuptime më të thellë, mesazhi është i qartë. Drama paraqet Anglinë si një familje në grindje, me monarkun të paaftë që të ndalë puritanët hakmarrës që të ngasin katolikët që vuajnë.
Mbreti Lir
Historia: Tragjedia zhvillohet në oborrin en jë monarku të moshuar. Ai dëshiron t’ia kalojë monarkinë tre bijave të tij dhe u kërkon të provojnë dashurinë e tyre ndaj tij, por njëra në mundet, kështu që ai e ndan mes dy prej tyre, deri kur bie në cmenduri.
Rebel? Veprimet e Lirit shkaktojnë një efekt përmbysës teksa shumë njerëz dëbohen, ribashkohen, burgosen dhe mbeten zemërthyer. Ky është një dramatizim i gjendjes në Anglinë e Mbretit Xhejms, një përpjekje përfundimtare për të zgjuar Mbretin ndaj poshtërimeve të patolerueshme që pësojnë katolikët. Mesazhi është i qartë: Nëse dëbon spiritualitetin e vërtetë kristian – dhe si puritanët, edhe katolikët ishin dëbuar – atëherë vendi do të zhytet në anarshi amorale. Ia vlen të theksohet se ndonëse ai shkurajon dhunën e udhëhequr prej turmës, në veprën e tij Shekspiri përfshin nëntë pushtime, dhe të gjithë paraqiten si ngjarje pozitive.
Përralla e Dimrit
Historia: Dyshues se miku i tij i fëmijërisë është dashnori i bashkëshortes së tij shtatzënë, Leonti akuzon të shoqen për tradhëti dhe se ka një fëmijë të paligjshëm. Pasi ka urdhëruar që bebja e sapolindur të braktiset, ai më vonë bashkohet me të, për kënaqësinë e vet.
Rebel? Me dramën që besohet të jetë shkruar rreth vitit 1611, duket se ajo përmban një mesazh të fortë: Pas gjithë traumës së pas-reformimit, spiritualiteti që kish humbur duket se është ruajtur në fshehtësi. Ashtu si me Furtunën, Perikliun dhe Simbelinën, Përrallë Dimri nisi me vuajtje dhe përfundoi me lumturi. Ajo tregon një tranzicion që mund të lërë pas një herë e mirë hidhësitë e të shkuarës, duke nxjerrë na pah mundësinë që të këqiat mund të poshten dhe të kapërcehen dhe për spiritualizmin mund të gjendet shtëpia e vërtetë, nëse dëshirohet. Do të kish inkurajuar audiencën të ruante besimin dhe të mos hiqte dorë nga shpresa. /bota.al