Your Life

Këto gjëra duhet t’i dini, për paratë dhe lumturinë

Nga Amanda MacMillan

parajaNëse ju është ofruar një rritje e merituar në detyrë në vendin e punës, apo një shuk parash të paparashikuara, a do t’i merrnit? Me siguri keni dëgjuar se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por ato me siguri mund t’ju ofrojnë një jetë të këndshme… Apo jo?
Po dhe jo, thotë Elizabeth Dunn, profesoresh e psikologjisë në Universitetin e British Columbia dhe autore e “Para të Lumtura: Shkenca e Shpenzimeve të mencura”.
“Rezulton se, ajo çfarë ju bëni me paratë tuaja ka rëndësi të madhe për lumturinë tuaj” thotë ajo. Lajm i mirë për ata që nuk kanë një fat të papritur apo promovim në detyrë në të ardhmen te afërt.
Këtu janë gjashtë fakte që mund t’ju çudisin – dhe këshilla se si të jetoni një jetë të mirë, pa marrë parasysh se sa keni fituar.
Mos u bëj “ujë në djersë” nga një punë me gjashtë-shifra.
“Nuk ka patjetër një lidhje midis të ardhurave dhe lumturisë,” thotë Dunn. “Por në fakt, paraja blen më pak lumturi se sa njerëzit pranojnë për të vërtetë.” Dhe në disa mënyra, ajo e blen lumturinë vetëm deri në një pikë të caktuar: Një studim i Universitetit Princeton i 2010-ës, ka gjetur se mirëqenia emocionale – përcaktuar nga frekuenca e emocioneve si gëzimi, zemërimi, dashuria dhe trishtimi – ishte e prirur të rritej bashkë me pagën, por vetëm deri në rreth $ 75,000. Përtej kësaj, njerëzit vazhduan të vlerësojnë jetën e tyre si më të kënaqshme, por ata nuk duket se përjetonin ndonjë lumturi të përditshme.
Harxhoni në përvoja, jo për gjëra
Të mirat materiale mund të zgjasin më shumë, por një studim i vitit 2014 nga Universiteti Shtetëror i Shtetit të San Francisco-s tregon se përvojat e jetës – si udhëtimet, darkat magjepsëse dhe trajtimet në llixha – të ofrojnë më shumë kënaqësi në afat të gjatë. Kërkuesit intervistuan vullnetarët, para dhe pasi ata bënë blerjet e të dy llojeve, dhe gjetën se më pas, shumica e njerëzve i shikonin gjërat që s’preken si një përdorim më i mirë të parave. Megjithatë, shtojnë ata, një përvojë duhet t’i përshtatet personalitetit të një personi me qëllim që të kemi dobi; dikush që nuk i ka qejf Musical-ët, për shembull, ndoshta nuk do të shohi vlera në një shfaqje në Broadway.
Dhuroni për bamirësi
T’u japësh njerëzve apo organizatave që kanë nevojë “ka një efekt të drejtpërdrejtë korrespondues mbi lumturinë, që është në thelb ekuivalent me dyfishimin e të ardhurave familjare”, thotë Dunn, duke cituar kërkime nga një Sondazh statistikor vleresimi Botëror. Se si jepni ka rëndësi gjithashtu, thotë ajo: Ju do të merrni më shumë një shpërblim emocional duke mbështetur grupet me të cilët ndiheni i lidhur ngushtë, ose kur një mik i ngushtë kërkon ndihmën tuaj. (Me fjalë të tjera, pranoje atë sfidën e kovës me akull  tashmë – pjesën e dhënies së parave, të paktën!)
Paguaj më herët
“Kënaqësia e konsumit mund të zvarritet nga dhimbja, ngaqë do na duhet të paguajmë për të”, thotë Dunn. Një mënyrë për ta kaluar këtë? Kurseni para menjanë për gjëra sa më shpejt të keni mundësi, edhe në qoftë se ju nuk do t’i përjetoni ato për ca kohë – rezervoni udhëtime muaj më parë, para-rezervoni dhe albume të cilat ju prekin, ose blini me kredi për një shërbim që ju mund të paguani në një datë të mëvonshme. “Kërkimet tregojnë se çfarë qëndron në të ardhmen është shumë më emocionalisht ndjellëse se çfarë qëndron në të kaluarën,” shton ajo. “Në qoftë se ne kemi paguar për diçka vitin e kaluar, ka të ngjarë që truri jonë e harron, që ne kemi shpenzuar ndonjëherë të holla për të”.
Jepni dhurata të studiuara.
Kur ngelesh ngushtë nga paratë, mund të duket e kotë për t’u mburrur me dhurata dhe kujtime dashurie – por studimet e Dunn tregojnë se të shpenzosh para për të tjerët, sidomos për një të dashur, është një nga gjërat më të lumtura që ju mund të bëni me paratë tuaja. (Në një studim, njerëzve që u qe kërkuar për të shpenzuar $ 5 për dikë tjetër ndiheshin më mirë në fund të ditës, sesa ata që u ishte kërkuar të shpenzojnë atë shumë për veten e tyre.) Është menduar që ka rëndësi, gjithashtu: Të dy dhënësit dhe marrësit janë më të lumtur kur një dhuratë është e përshtatur mirë për personalitetin e marrësit.
Përdorni një kartë debiti, jo kartë krediti.
Të qenët në borxh është e lidhur negativisht me lumturinë, dhe është e lidhur me problemet e shëndetit, të tilla si depresioni dhe ankthi. Mund të jetë e vështirë për të shmangur të gjitha format e borxhit, por një mënyrë për të mbajtur veten nga një rënie e thellë në të është duke i bërë blerjet e përditshme me llogaritë e debitit, në vend se duke i tarifuar ato. “Kartat e debitit janë plastikë shumë më e kënaqshme,” thotë Dunn. “Ato ofrojnë lehtësira si kartat e kreditit, por nuk paraqesin të njëjtat probleme afatgjata lidhur me to.”
PERGATITI: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button