- Bursa në Kinë u hap me rritje sot, pas disa ditësh humbje të njëpasnjëshme.
- 70 imigrantë u gjetën të vdekur në një kamion në Austri të enjten, ndërkohë që udhëheqësit europianë po takoheshin në Vienë për të diskutuar mbi krizën e imigrantëve.
- Qindra vetë dyshohet se kanë vdekur, pasi dy varka me 500 imigrantë u përmbysën pranë qytetit libian të Zuvaras. Më shumë se 2300 imigrantë dhe refugjatë kanë vdekur deri tani këtë vit, në përpjekje për të mbërritur me varkë në brigjet e Europës.
- Kampusi i Universitetit të Savannah në Georgia u mbyll pas lajmeve për të shtëna të enjten në mbrëmje.
- Moody e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale për vitin 2016, nga 3.1 në 2.8%, pjesërisht për shkak të ngadalësimit ekonomik të Kinës.
- Presidenti i Sudanit të Jugut, Salva Kiir, më në fund firmosi një marrëveshje paqeje që do i japë fund edhe formalisht luftës civile dy-vjecare në shtetin më të ri të botës, ndonëse paralajmëroi se ka disa rezerva.
- Dhjetëra mijëra guatemalas zhvilluan marshime të enjten, për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Otto Perez, i cili refuzon të largohet, pas akuzave se është përfshirë në korrupsion me doganat.
- Facebook bëri të ditur të enjten se kishte 1 miliardë përdorues në faqen e vet, një rekord ky për një ditë të vetme.
- Presidenti i SHBA, Barak Obama vizitoi Nju Orlinsin të enjten, për të shënuar rilindjen e qytetit, 10 vite pasi ai u godit rëndë nga Uragani Katrina.
- Usain Bolti fitoi garën e 200 metrave në Kampionatin Botëror 2015 – megjithiëse e mori disi më lehtë në 5 metrat e fundit./Bota.al
1 minute read