Këto janë 6 shenjat që tregojnë se një mashkull është i pasigurtë (në fakt, këto shenja mund të vlejnë edhe për femrat).
1. Nuk e mendojnë dot jetën pa ty.
Mund të duken introvertë, ose të ndjeshëm nga energjia e të tjerëve. Ose mund të mos e shohin dot realisht jetën pa ty, të mos kenë miq, të mos kenë interesa apo hobby të tjera. E kush nuk do të donte ta kalonte kohën me dikë që i interesonte? Mirëpo, nëse mbetesh për një kohë të gjatë pika e referimit tëdikujt, fillon dhe bëhet bezdisëse situata.
2. Dyshojnë se ende nuk e ke harruar ish-in tënd.
Mund të kenë kaluar vite nga raporti i fundit që ke pasur me dikë, por një mashkull i pasigurtë do të bëjëpërherë pyetje rreth tij. Ai do ta ndiejë veten si jo mjaftueshëm të dashur nga ti. Do të ketë përherëpasiguri në këtë aspekt. I vetmi shpjegim logjik i kësaj situate, është se një mashkull i pasigurtë mendon se ti ende je e dashuruar me ish-in tënd.
3. Do t’jua shprehë dashurinë menjëherë.
Një mashkull i pasigurtë nuk i lë kohë ndjenjave, por që në takimin e parë mundet të të shprehë dashurinë. Sigurisht që nuk është dashuri e sinqertë apo e vërtetë, sepse ajo kërkon kohë që të ndërtohet dhe forcohet, mirëpo kjo vjen si pasojë e pasigurisë së tij. Mos e paragjykoni për këtë sjellje. Kuptojeni sepse askush nuk është perfekt.
4. Dëshiron të ndihet i sigurtë në çdo moment se ti e do.
Mund ta dëgjosh të të pyesë çdo 5 minuta, nëse e do apo jo. Edhe nëse sapo i ke bërë një kompliment, apo i ke thënë se sa tërheqës është, nuk do të besojë asnjëherë. Është pikërisht vetëvlerësimi i ulët që ka për vete, që e çon në këtë situatë.
5. Ka probleme xhelozie, edhe me ata që i konsideron miq.
Do të bëhet xheloz për çdo person, të cilit i kushton kohë nga koha jote. Do të shqetësohet se pse ti flet për dikë tjetër, kur mund të jesh duke folur vetëm me të. Do të krijojë skenare në mendjen e tij, ku ai ështëviktima. Është e mira t’i japësh drejtim gjërave që në fillim, përpara se xhelozia e tij të bëhet e sëmurë.
6. “Ndoshta duhet të largohem”.
Taktika e fundit që përdor një mashkull i pasigurtë, është kërcënimi se do të ndahet nga ti. Kjo ështëabsolutisht shumë toksike. Nëse je duke frekuentuar dikë që të thotë shpesh fjali të tipit: “Ndiej sikur nuk më do vërtet”, apo “Nuk ndihem i vlerësuar nga ti”, e mira është t’i japësh vetë fund marrëdhënies me tëdhe të vazhdosh përpara. Puno me veten tënde dhe personat e duhur do ta gjejnë rrugën drejt jetës tënde.