Psikologji

Këto janë disa mënyra të thjeshta se si ta bindësh trurin të mos shqetësohesh më tepër…

  1. Shqyrtoni besimin tuaj irracional.

Ne shpesh kemi besime të palogjikshme që na bëjnë të shohim kërcënime ku nuk ekziston asnjë kërcënim. Shumica e këtyre besimeve përfshijnë nevojën tonë për të jetuar me maksimumin e perfeksionit. Gjeni një ekuilibër më real në mes idealit tuaj dhe vetes tuaj aktuale dhe shqetësimet tuaja do të zvogëlohen.

  1. Mësoni të shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë më pozitive.

Në terapinë konjitive, klientët mësojnë t’i kundërvihen mendimeve të tyre të palogjikshme me një vlerësim më të qartë. Pjesa më e madhe e këtij procesi përfshin zëvendësimin e mënyrave negative që mendojnë njerëzit me mendime më neutrale ose pozitive.

  1. Vendosini ndjenjat tuaja mënjanë kur do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishmë.

Ne jemi lehtësisht të lëkundur nga argumentet emocionale. Avokatët gjyqësorë bëjnë një biznes të suksesshëm duke u përqendruar tek emocionet e juristevë, gjithnjë duke shpresuar se ata do të lejojnë që simpatia e tyre për viktimën të tejkalojë gjykimet e tyre mbi përgjegjësinë ligjore. Asnjë njeri nuk do të jetë kurrë absolutisht i paanshëm në situata të tilla, por sa më shumë që mund të ndani logjikën nga emocioni, aq më shumë ka gjasa që ju të bëni zgjedhje të drejta dhe të arsyeshme.

  1. Pranojeni ndihmën që mund t’ju ofrojë dikush në momentet që keni nevojë për të.

Emocionet tona reagojnë shpejt dhe me forcë në disa momente të caktuara. Sado që ne të mundohemi, nuk mund t’i frenojmë dot ato ndjenja. Kjo është edhe arsyeja se pse na duhet që ndonjëherë të pranojmë edhe ndihmën e një personi që e dimë se na do të mirën. Nuk ka asnjë problem në këtë gjë dhe s’duhet ta mendojmë aspak veten si të pafuqishëm. Përkundrazi, jemi shumë më të fuqishëm nëse i ndihmojmë të tjerët dhe lejojmë që ata të na ndihmojmë, sa herë që kemi nevojë.  

  1. Duhet të keni besimin e duhur tek vetja.

Sipas shumë studimeve dhe përvojave të rrëfyera, njerëzit mund të fitojnë kontroll mbi sjelljet e tyre problematike kur e shohin veten si të aftë për ta ushtruar këtë kontroll. Ndërsa fitoni forcë nga vendimet e mira, nga pushtimi i shqetësimeve tuaja ose kontrollimi i impulseve tuaja, gradualisht do të zbuloni se ato impulse dhe frikëra do të luajnë përherë e më pak rol në vendimet që do të merrni dhe në jetën tuaj.

Leave a Reply

Back to top button