Shendeti

Këto janë disa nga ushqimet që duhet t’i shmangni, nëse vuani prej refluksit gastroezofageal

Refluksi gastroezofageal është kalimi i ushqimit mbrapsht nga stomaku drejt ezofagut, ku në këtë të fundit ndodhin edhe ndryshime inflamatore si pasojë e dëmtimit të mukozës prej lëngut gastrik. Normalisht ne të gjithë kemi disa episode refluksi në ditë, por kur ato bëhen të shpeshta, ato dëmtojnë mukozën ezofageale duke dhënë sëmundjen e refluksit gastroezofageal që shfaqet dhe djegie përgjatë gjithë ezofagut. Ndonjëherë ajo mund të shoqërohet edhe me regurgitim, pra me kthim të ushqimit nga stomaku deri në gojë, në të cilën ndihet edhe shija e rëndë e acidit gastrik. Disa nga faktorët e riskut për shfaqjen e sëmundjes së refluksit, janë: konsumi i vakteve tepër të rënda, mbipesha ose obeziteti, konsumi i disa pijeve si alkooli, çaji apo pijet e gazuara,duhanpirja, stresi, si dhe barnat antiinflamatore josteroide ku futen aspirina, ibuprofeni, ketaprofeni etj.

Disa nga ushqimet që shkaktojnë refluks janë:

  1. Çokollata

Edhe pse mund t’ju pëlqejë shumë, duhet ta shmangni konsumin e saj, nëse vuani nga refluksi. Përbërësit si kafeina,kakaoja, apo teobromina në çokollatë shkaktojnë refluks. Ato gjithashtu janë të pasura në yndyrna, gjë që e rrit rrezikun për këtë sëmundje. ÇOkollata e zezë mund të prodhojë më pak episode refluksi, por që gjithsesi nuk rekomandohet të konsumohet.

  1. Pijet e gazuara

Me siguri i prisje të përmendeshin në këtë listë. Pijet e gazuara përmbajnë gaz, i cili e fryn stomakun dhe e rrit presionin intragastrik duke favorizuar refluksin gastroezofageal. Nga ana tjetër, ato përmbajnë edhe sasi të larta acidesh duke bërë që një sasi më e lartë acidi të kalojë në drejtim të ezofagut dhe duke i thelluar dëmtimet prej tij.

  1. Alkooli

Thuajse çdo formë e alkoolit, birra, vera, konjaku etj, mund të shkaktojë refluks acid. Alkooli provokon një përgjigje acide prej relaksimit të sfinkterit të poshtëm ezofageal. Ky sfinkter nuk është gjë tjetër. veçse një muskul që qëndron i tkurrur pas marrjes së ushqimit, në mënyrë që të mos lejojë kthimin e ushqimit mbrapsht nga stomaku në ezofag. Nëse konsumoni alkool, ky muskul do të relaksohet duke e favorizuar refluksin.

  1. Dieta e pasur në yndyrna

Janë një ndër shkaktaret më madhore të refluksit acid. Çdo ushqim me sasi të lartë yndyrne, si brumërat, djathi, qumështi, gjalpi, kosi i frutave, akulloret etj, përfshihen në këtë grup. Dieta e varfër në yndyrna mund t’i qetësojë simptomat që ju mund të jeni duke përjetuar. Këshilla më e mirë është që përditë të merrni nga pak sodë buke për të neutralizuar acidin klorhidrik të stomakut.

  1. Kafeina

E dimë që kafenë e keni të vështirë ta lini, por duhet të kuptoni se ajo ju dëmton në një rast të tillë. Nëse specialistët e mjekësisë rekomandojnë 3-8 filxhanë kafe në ditë për njerëzit e shëndoshë, për ata me refluks sasia e kafesë së marrë duhet të jetë 0. Çaji i kamomilit është një mundësi e shëndetshme për të bërë zëvendësimin e kafesë me një pije tjetër.

  1. Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura janë të pasura në yndyrna. Pula e pjekur, patatet e skuqura, peshku i skuqur, sado që mund të na duken të shijshme si ushqime, dijeni se ato e dëmtojnë shëndetin tuaj duke favorizuar refluksin gastroezofageal. Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet që ju konsumoni, është një nga faktorët me risk më të lartë për refluks dhe për ndjesinë e djegies si shenjë klinike kryesore të refluksit.

  1. Mishi

Edhe mishi si shumë nga ushqimet e mësipërme, është i pasur në yndyrna, gjë që zgjat kohën e kalimit të tij nga stomaku në zorrë për t’u tretur. Duke rritur kohën e qëndrimit në stomak, yndyrna e lartë në të do të favorizojë refluksin. Një nga alternativat më të mira për të zëvendësuar mishin e viçit, qengjit apo çdo mish tjetër me përmbajtje të lartë yndyre, është duke përdorur mishin e pulës dhe duke e limituar edhe konsumin e saj në një herë në javë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button