“Elementi i parë që përmban një dashuri e vërtetë, është elementi i dashamirësisë, ose i aftësisë për tëofruar lumturi. Për ta bërë të lumtur një person, nevojitet të jesh edhe vetë i lumtur. Nevojitet gjithashtu ta shohësh, t’i flasësh. Të bësh dikë të lumtur është një art që mësohet me kohën.
Elementi i dytë që përmban dashuria e vërtetë, është ai i dhembshurisë, i aftësisë për ta ndalur dhimbjen dhe për ta transformuar në personin që dashurojmë. Edhe në këtë rast nevojitet të shohim në thellësi, nëmënyrë që të arrijmë të kuptojmë vuajtjen që është duke ndjerë personi tjetër. Shpesh ndodh që personi tjetër arrin t’i përballojë më mirë vështirësitë e jetës, thjesht prej mendimit se ka dikë pranë për mbështetje.
Elementi i tretë është lumturia. Dashuria e vërtetë duhet të sjellë me vete kënaqësi dhe lumturi, jo vuajtje ditë pas dite.
Elementi i katërt dhe i fundit, është liria. Nëse duke dashuruar, ndjeni se po humbisni lirinë tuaj, se nuk keni më hapësirë për të lëvizur, dijeni se ajo nuk është një dashuri e vërtetë”. – Thich Nhat Hanh