Horizonti.al

Këto janë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit, sipas revistës amerikane

screen-shot-2016-09-12-at-09-12-21Apokalipsi mund të jetë për dikë si kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, për shkak të filmave të shumtë fantastiko-shkencorë, teorive dhe besimeve fetare të cilat mund të bëhen realitet.

Por, duket se kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit nuk është apokalipsi, por një shpërthim i një super-vullkani, thuhet sipas revistës How It Works, e cila ka publikuar pesë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit.

Super-shpërthimi i një super-vullkani është kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, për shkak se thuhet se ai ndodh çdo 100,000 vjet, shkruan Gazeta Express.

Kështu, sipas revistës së lartpërmendur, këto janë pesë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit:

1. Një shpërthim i një vullkani të madh 

2. Bombat nukleare 

3. Asteroidët që mund ta godasin Tokën 

4. Një epidemi globale 

5. ‘Vdekja’ e Diellit

Kjo e fundit – vdekja e Diellit – mendohet se do të ndodh një ditë, për shkak se sipas shkencëtarëve edhe ai një ditë do të mbesë “pa karburant”. Dielli e furnizon Tokën me energji, dhe nëse ai do të ‘shuhej’, bërthama e tij do të pësonte kollaps dhe kështu për shkak të këllapsit, ai nuk do të mund ta mbante më balancën e fortë të gravitetit që e mban tani.

Kjo do të thotë se, nëse kjo do të ndodhte, ky do të ishte edhe fundi i sistemit diellor. /Gazeta Express

Leave a Reply

Back to top button