Your Life

Këto janë sekretet e një jete të lumtur, ashtu si jeta në fëmijërinë tuaj

Të kujtohen ditët e fëmijërisë, kur dilje nga shtëpie dhe luaje pa i ditur problemet dhe pa menduar për to? Shoqëria jonë e konsideron si negative një sjellje fëmijërore. Shpesh i themi dikujt të ndalojë së u sjelluri si fëmijë, duke harruar se ne realisht i themi të kalojë në botën e të rriturve plot me probleme. Është e domosdoshme edhe të rritemi dhe të bëhemi të përgjegjshëm për gjërat me rëndësi, por është po aq e rëndësishme të jemi të lumtur si fëmijët. Nuk ka rëndësi se sa vjeç je, brenda vetes e ke akoma shpirtin fëmijëror. Ajo që duhet të bësh, është ta zgjosh ndonjëherë shpirtin prej fëmije që ke përbrenda dhe të ndjesh entuziazmin që të mungon si i rritur. Ja çfarë të duhet për të qenë i lumtur si një fëmijë :

  1. Mos prano “Jo” si përgjigje.

Mos u dorëzo asnjëherë me përgjigjen e parë mohuese. E mban mend se sa shumë këmbëngulje që mami yt të të blinte çokollatën që doje, apo që të linte të dilje për të luajtur? Riktheji ato kohë duke këmbëngulur shumë për të arritur atë që dëshiron dhe ndalo së këmbënguluri, vetëm kur realisht për të disatën herë merr përgjigjen “Jo”.

  1. Lëre imagjinatën të lirë.

Dikur kishe një imagjinatë të shfrenuar dhe çdo gjë të dukej e bukur dhe optimiste. Bota për ty dukej plot ngjyra dhe mundësi, ndërkohë që kur u rrite, kuptove se nuk ishte kështu çdo gjë. Por asgjë nuk është e pamundur, nëse dëshiron që diçka e tillë të ndodhë.

  1. Mos e merr jetën shumë seriozisht.

Jeta nuk konsiston në të bërit e gjërave mirë dhe në dhënien e një shembulli perfekt për të tjerët. Nëse qëndroni seriozë gjithë kohës, do të ndiheni jo të lumtur dhe të lodhur me atë rutinë. Qetësohu dhe bëj një frymëshkëmbim të zgjatur.

  1. Bëj shumë pyetje, derisa të bëhesh i bezdisur.

Të jesh kurioz nuk është gjë e keqe, përkundrazi, ndihmon që t’i kuptosh gjërat më mirë dhe të ndërtosh një komunikim efikas me dikë. Kur ishe një fëmijë, ishe shumë kureshtar dhe doje të dije çdo gjë, edhe pse me pyetjet e tua mund t’i mërzisje të tjerët. Bëje edhe tashmë këtë gjë dhe do ta shohësh sa kënaqësi do të të falë.

  1. Provo diçka të re çdo javë.

E kujton se sa herë e ndryshoje mendjen, kur ishe i vogël? Një herë doje të bëheshe astronaut, një herë tjetër këngëtar. Nuk kishe frikë për të provuar gjëra të reja, derisa të kuptoje potencialet e tua. Tani që je i rritur ke qejf një ose dy gjëra dhe as që je i sigurtë nëse të pëlqejnë apo jo, dhe ndoshta mungesa jote e lumturisë është e shkaktuar nga mungesa e të provuarit të gjërave të reja. Ndaj, provo gjëra të reja hera-herës për të kuptuar realisht gjërat që të bëjnë të lumtur.

  1. Beso tek vetja jote se mund të bësh çdo gjë që dëshiron.

Dikur, kur ishe fëmijë, edhe nëse nuk ishe i mirë në diçka, e besoje plotësisht se ishe shumë i aftë për ta bërë atë gjë. Askush s’të bindte dot për të kundërtën. Asgjë nuk të thotë se tashmë duhet ta ndryshosh këtë gjë. Kjo është jeta jote dhe askush s’ka të drejtë të të diktojë se si ta jetosh, ndaj, edhe nëse dështon, sërish beso se mund t’ia dalësh mbanë. Përpiqu dhe një ditë ke për ta arritur atë që dëshiron.

  1. Buzëqesh dhe qesh sa më shumë të jetë e mundur.

Kur ishe fëmijë, qeshje për çdo gjë dhe asgjë nuk mund të ta ndalte entuziazmin. E qeshura është ilaçi më i mirë që mund të përdorësh si një i rritur. Do të të japë kohën e duhur për të marrë frymë dhe për të mos u shqetësuar mbi problemet dhe hallet e tua. Buzëqesh më shpesh dhe do ta kalosh më lehtë ditën.

  1. Mbroje kohën që i kushton vetes.

E mban mend se sa je mërzitur, kur nuk të linin të luaje gjatë fëmijërisë? Në të njëjtën mënyrë, kohët e fundit ke qenë i zënë dhe nuk ke bërë gjërat që të jepnin lumturi dhe që të lejonin të bëje një pushim ndaj detyrave dhe përgjegjësive të tua. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button