Your Life

Këto janë shenjat që tregojnë se dikush është xheloz për ty (dhe si t’ia dalësh me secilën shenjë)

“Xhelozët janë problem për të tjerët, por torturë edhe për veten”. – Uilliam Penn

Asgjë nuk ndihet më keq se të arrish një objektiv tëndin, apo të korrësh sukses në një fushë të caktuar dhe të zbulosh se njerëzit përreth nuk ndihen krenarë për arritjen tënde, akoma më keq kur ndihen xhelozë për ty. Ndjenja e xhelozisë tek një person mund t’i bëjë ata të sillen në mënyrë jo të sjellshme kundrejt nesh, sidomos përpara arritjeve apo sukseseve tona. Çdokush nga ne e ka provuar të jetë xheloz të paktën një herë në jetë. Është diçka që duket sikur nuk e shmang dot. Por të gjithë biem dakord se po aq e vështirë sa të ndalësh xhelozinë për të tjerët, është e vështirë të ndalësh edhe xhelozinë e të tjerëve për ne. Të njohësh shenjat e një personi xheloz ndaj teje, është ndoshta hapi i parë se si t’i ndreqësh ato.

  1. Komplimentat e kota

Kur dikush është xheloz për ty, dije se do të bëjë komplimenta në çdo moment. Në sytë e tu do të lëvdojnë pamasë, ndërsa sapo të dalësh nga dhoma me ta, do të do i shprehin gjithë pakënaqësitë dhe xhelozitë që kanë për ty. Mënyra më e mirë për t’ia dalë me këtë gjë, është t’i bësh atyre komplimenta mbrapsht, kur i meritojnë ato. Kjo gjë mund t’i ndihmojë të kuptojnë se ti je një person i sinqertë dhe ndoshta mund ta eliminojnë nga vetja ndjesinë e xhelozisë.

  1. Minimizojnë suksesin tënd

Çfarëdo gjëje që mund të arrish, apo sado të kesh punuar për ta arritur, njerëzit xhelozë do të bëjnë të ndihesh përherë si një person i pavlerë, apo sikur nuk je përpjekur vërtet mjaftueshëm për të arritur sukses. Fundja, një person xheloz ndihet i tillë sepse kërkon të ketë gjërat që ti arrin. Ndaj, mundohu t’i tregosh me realizëm arritjet e tua, pa i zmadhuar ato.

  1. Mburren për sukseset e tyre

Tipike e personave xhelozë është se kur u flet për një arritje tënden, fillojnë dhe ata të mburren për arritjet e tyre duke menduar se ti po mburresh, kur në fakt mund të jesh duke u folur me shumë realizëm dhe pa mburrje. Ndoshta arritjet e tyre nuk janë aq të mëdha, por ata do të bëjnë gjithçka për t’i zmadhuar ato dhe për të zvogëluar arritjet e tua. Mos i kundërshto. Vlerësoji sinqerisht për çdo sukses që kanë korrur, në mënyrë që dhe ata të ndryshojnë dhe të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ty.

  1. Të imitojnë

Dikush që është xheloz për ty, do të bëhet njësoj si ty, apo edhe më mirë. Kjo është arsyeja se pse ata fillojnë të flasin, të vishen, apo të bëjnë çdo gjë tjetër për t’u ndjerë mirë. Në vend që ta lejosh diçka të tillë që të ndodhë, përpiqu t’i inkurajosh që të jenë unikë, siç kanë qenë më parë. Vlerësoji kur të duket sikur janë vetvetja. Tregoji se nuk kanë pse të jenë si ty për të qenë persona më të mirë, por mjafton të jenë vetvetja.

5, Janë konkurrues

Personat xhelozë e ndiejnë veten sikur janë në konkurim me të tjerët, sidomos me atë që ndiejnë më tepër xhelozi. Mund të mos ketë asnjë formë rivaliteti mes tyre, por ata e ndiejnë sikur duhet të jenë më të mirë në çdo aspekt. Në vend që t’i kundërshtosh, apo të marrësh pjesë në garat e tyre, prano në sytë e tyre që janë më të mirë se ty dhe hiq dorë nga garat me ta. Kjo gjë do t’i bëjë të ndihen keq dhe të mos këmbëngulin më në këtë drejtim.

  1. Festojnë për dështimet e tua

Një person xheloz në vetmi ndihet mjaft i lumtur, kur ti bën gabime, apo kur dështon në një përpjekje tënden për të arritur këtu. Edhe pse nuk e shprehin hapur, thellë brenda vetes ata gëzohen për rrëzimet e tua. Përballoji gabimet e tua me elegancë. Fundja, të bësh gabime është pjesë e jetës dhe pjesë e të mësuarit në tërësi. Nëse nuk tregon as vetë mërzitje, ata nuk do të kënaqen aq shumë sa mendonin se do të kënaqeshin.

  1. Flasin prapa krahëve për ty

Njerëzit xhelozë do ta gjëjnë përherë një mënyrë për të folur prapa shpinës tënde. Nuk është diçka e këndshme, pasi ata shpesh thonë gjëra të këqija dhe lënduese për ty, nëse i merr vesh. Mënyra më e mirë se si mund ta menaxhosh një shenjë të tillë prej tyre, është duke u përballur me ta. Duke folur direkt me ta, mund t’ia dalësh t’i bësh të kuptojnë se duhet ta ndryshojnë kët ëmënyrë sjelljeje, ose thjesht të ndalen duke e bërë këtë gjë.

  1. Të urrejnë

Nëse ka persona që të urrejnë pa arsye, ata janë personat xhelozë. Kjo është shenja më e rëndë, me të cilën mund të përballesh, pasi asnjë nga ne nuk do ta urrejnë pa arsye. Ndoshta do të doje t’u thoje se nuk kanë arsye pse të të urrejnë, por nuk ka mënyrë se si t’i bindësh për diçka të tillë. Ndaj, është më mirë të largohesh nga persona të tillë nga jeta jote, kur ata nisin të të urrejnë pa arsye. Ti nuk ke pse rrethohesh nga njerëz me ndjenja dhe mendime negative brenda vetes.

Leave a Reply

Back to top button